LAJMI I FUNDIT:

​Dreshaj: Nëse e ka sinqerisht Albini, atëherë atë e lidhë gjithçka me Ramushin

​Dreshaj: Nëse e ka sinqerisht Albini, atëherë atë e lidhë gjithçka me Ramushin

Anëtari i AAK-së dhe zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj ka komentuar listën e deputetëve të zgjedhur të AAK-së dhe problemet me akuza për vjedhje votash brenda këtij subjekti politik.

Ai e ka përmendur rastin e kandidatit për deputet, Rasim Selmanaj i cili nuk ka marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë deputet.


“Rasimi gjithmonë vetëm në Deçan i ka pasur 10 mijë vota. Prandaj nuk e di kjo lista e deputetëve të zgjedhur të AAK-së a është reale”, ka thënë Dreshaj.

Sipas tij, AAK-ja duhet të pastrohet nga shumë njerëz brenda saj.

“Zoti Haradinaj e din se duhoni është duke u pirë diku. Është gjynah që partia e Haradinajt me dalë sot me 60-70 mijë vota”, ka thënë tutje ai.

Sipas tij, Ramush Haradinaj e ka hapur derën në çdo shtëpi të Kosovës.

“Nuk është mirë që ne që jemi afër tij, shokët e tij, të ia prishim punën Ramushit. Por, nëse dikush mendon se do ta shohin duke u rrënuar Ramushin, e kanë gabim, se nuk do ta lejojmë”, ka shtuar ai.

Dreshaj tutje ka thënë se Haradinaj duhet të jetë president i Kosovës. Sipas tij, Kosova i ka borxh Haradinaj për ta bërë president.

“Ramushi nuk luan me hile. Është lutje që po ia bëjë Albinit si vëlla, si politikan, si njeri që është sakrifiku. Nëse e ka sinqerisht Albini, atëherë atë e lidhë gjithçka me Ramushin”, theksoi ai.

Dreshaj tha se Kurti si fitues i zgjedhjeve duhet të dalë e të shkoj te shtëpia e Haradinajt, Veselit, Thaçit, Krasniqit, Selimit. “Albini duhet t’ua di hallin atyre njerëzve, sepse është zgjedhur me votat e 50 për qind të shqiptarëve”, shtoi ai në televizionin publik.

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori