LAJMI I FUNDIT:

Dreri vërshon me shpejtësi drejt një dyqani në Alabama

Dreri vërshon me shpejtësi drejt një dyqani në Alabama

Pronari i një dyqani lulesh në Alabama ndau pamjet nga kamerat e sigurisë që tregonin drerin ku po hynte me shpejtësi nga një dritare e madhe.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, i gjithë incidenti besohet të ketë ndodhur në Pike Road të mërkurën në mëngjes.


Dyqani Bloom vendosi t’i ndante këto pamje në rrjetet sociale.

Në postim thuhej se dëmi në dyqan ishte i rëndë.

“Fatmirësisht askush nuk ishte brenda”, tha pronari. “Sa i përket dyqanit tim, është shkatërruar”.

Pronari tha se dyqani do të mbyllet përkohësisht për riparime. /Telegrafi/