LAJMI I FUNDIT:

Dreri me gomën e makinës të mbërthyer në qafë për dy vjet më në fund është i lirë

Dreri me gomën e makinës të mbërthyer në qafë për dy vjet më në fund është i lirë

Zyrtarët e kafshëve të egra në Kolorado thonë se një dre që endi kodrave me një gomë makine në qafë për të paktën dy vjet, më në fund është liruar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kafsha që supozohet se është katër vjeç e gjysmë, u vu re pranë Pine Junction, në jug-perëndim të Denverit, të shtunën në mbrëmje dhe u qetësua, sipas Colorado Parks and Wildlife.


Kjo ishte përpjekja e katërt që oficerët e kafshëve të egra kishin bërë javën e kaluar në përpjekje për ta kapur dhe ndihmuar atë.

“Ne do të kishim preferuar të prisnim gomën dhe t’i linim brirët, por situata ishte dinamike dhe na duhej ta hiqnim gomën në çdo mënyrë të mundshme”, ka thënë oficeri Scott Murdoch.

Murdoch dhe oficeri i tij Dawson Swanson vlerësuan se dreri u lirua prej rreth 16 kg me heqjen e gomës, brirëve dhe mbeturinave brenda gomës.

Swanson dhe Murdoch u befasuan kur panë që qafa e tij ishte në gjendje të mirë pas dy vitesh që mbante një gomë të tillë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

TikTokerja nxit debat të ashpër, thotë pizhamet e njëjta i ka veshur për disa net

Interesante
Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Një nënë e nxori vajzën nga shkolla “për shkak të politikës së re të tualeteve” në një shkollë të Anglisë

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante
Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Si e mori emrin Milka: Çokollata mban emrin e kësaj sopranoje të famshme kroate

Fun
Kalo në kategori