LAJMI I FUNDIT:

Drenasi proteston kundër dënimeve të pjesëtarëve të UÇK-së

Drenasi proteston kundër dënimeve të pjesëtarëve të UÇK-së

Qytetarë të Drenasit kanë dalë sot në një protestë me anë së cilës kundërshtojnë dënimet e pjesëtarëve të UÇK-së në rastin “Drenica.

Protesta po mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci” të kësaj qyteze ku përveç organizatorëve që janë Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së po marrin pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës nga PDK dhe shumë qytetarë.


Protestuesit në duar po mbajnë pankarta me mbishkrime “Liri për çlirimtarët”, “ të mbrojmë vlerat e luftës së UÇK”, “poshtë EULEX”, etj.

Javën që shkoi Gjykata e Apelit ua ka konfirmuar dënimet 10 të akuzuarve në rastin “Drenica II”. Në këtë vendim është dënuar edhe tashmë ish-kryetari i Drenasit Nexhat Demaku. Ai ka dhënë dorëheqje të nesërmen nga pozita e kryetarit./KosovaPress/

unnamed-2