LAJMI I FUNDIT:

Drenasi me kryetar të dorëhequr, priten zgjedhje të reja

Drenasi me kryetar të dorëhequr, priten zgjedhje të reja

Pa u bërë 24 orë nga vendimi i Gjykatës së Apelit e cila i konfirmon dënimin e shkallës së parë me anë së cilës dënohet me tri vjet burg, kryetari i deritanishëm i Drenasit Nexhat Demaku doli në një konferencë për media.

Para ndërtesës së komunës në të cilën ishte kryetar për gati shtatë vjet, tashmë ish-kryetari Demaku e bëri publike edhe zyrtarisht dorëheqjen e tij nga ky post.


Ai tha se vendimi i gjykatës nuk ka të bëjë me të si kryetar dhe me punën e tij gjatë kësaj periudhe.

“Sigurisht që ky vendim edhe i gjykatës por edhe vendimi që po e marrim sot nuk ka të bëjë me punën time si kryetar i komunës por ka të bëjë me një periudhë shumë të rëndësishme, një periudhë të lavdishme por jo vetëm për jetën tonë por ë gjithë Kosovën deh gjithë popullin e Kosovës”, ka thënë Demaku.

Vendimin e Gjykatës ai e quajti absurd ndërsa tha se ata që duhet ta thonë të vërtetën e thanë të pavërtetën, gjë që sipas tij është një e keqe më e madhe se vet procesi.

Duke i falënderuar të gjithë qytetarët e Drenasit për mbështetje, Demaku tha se ndihet keq që nuk mundi të bëjë më shumë për qytetaret e tij.

Ish kryetari i Drenasit tha se do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore duke iu drejtuar Gjykatës Supreme për ligjshmërinë e vendimit si dhe tha se do të kërkoj pezullimin e ekzekutimit të vendimit deri në vendimin e Gjykatës Supreme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori