LAJMI I FUNDIT:

Dren Abazi “Mes Yjesh”

Dren Abazi “Mes Yjesh”

Me një zë të ëmbël dhe kitare në dorë, për një dekadë zhvilloi pasionin e tij më të madh, muzikën. Është ky këngëtari Dren Abazi, i cili këtë fundvit e ka gjetur veten në një hapësirë shumë të veçantë “Mes Yjesh”.

Bëhet fjalë për një album të ri muzikor dhe një koncert recital, të cilin këngëtari do ta sjell më 28 dhjetor, me ç’rast do të shënojë 10 vjetorin e karrierës së tij.


Shumë këngë, koncerte, pjesëmarrje në festivale, çmime e triumfe karakterizojnë dekadën e këngëtarit Abazi, i cili në një intervistë për Telegrafin, rrëfeu gjithçka nga karriera e tij në këto 10 vite, dhe projektin me të cilin po kurorëzon këtë dekadë.

Dren, jeni në përgatitje të albumit tuaj më të ri? Na flisni pak më shumë rreth punës për këtë projekt?

Albumi i ri është përmbledhje e punës dhe produksioneve më të mira të tri viteve të fundit. Të gjitha këngët që kam publikuar pas albumit “Afterparty” janë të përmbledhura në albumin tim të ri, i cili titullohet “Mes yjesh “. Normalisht që fansat do gjejnë edhe diçka të re aty.

Këngëtari Dren Abazi shënon një dekadë karrierë muzikore (Foto: Shenoll Zehri)

Një koncert recital me rastin e 10 vjetorit është gjithashtu në agjendën tuaj. Na trego pak më shumë rreth organizimit ,vendit ku do të mbahet, dhe gjithçka rreth kësaj nate kaq të rëndësishme për ju?

Meqenëse ky moment përkon edhe me 10 vjetorin tim në skenë, e pashë të udhës të organizojmë një koncert recital që do celebronte me këtë rast edhe punën 10 vjeçare timen bashkë me grupin Zig Zag Orchestra. Koncerti i parë do bëhet në Tiranë, si kryeqytet i gjithë shqiptarëve që është, pastaj sigurisht do pasoj edhe në Prishtinë. Kam zgjedhur Tiranën së pari, jo për ndonjë arsye të veçantë, thjesht kam pasur mundësi për ta realizuar siç kam dashur, duke filluar që nga salla koncertale adekuate, që në Prishtinë, fatkeqësisht nuk ekziston për momentin. Koncerti mbahet më datë 28 dhjetor në Sallën e Koncerteve të Katedrales Ortodokse në Tiranë.

Përse “Mes Yjesh”?

“Mes yjesh”, përveç që është njëra nga këngët e albumit, është edhe një emërtim shumë universal dhe përshtatet shumë mirë në këtë mes.

Dren Abazi me koncert recital për 10 vjetorin e karrierës. (Foto: Dren Abazi/Instagram)

Si i përshkruani në tërësi 10 vitet tuaja të karrierës?

Secili që nis një rrugëtim, nuk mund ta parashikojë asnjëherë mënyrën se si do eci dhe sa gjatë do zgjasë rrugëtimi i tij. Për fatin tim të mirë, ky rrugëtim vazhdon të zgjasë akoma. Këto ishin 10 vite të jashtëzakonshme, plot befasi, te papritura, momente të bukura, e më pak të bukura. Normalisht ne jemi të prirur të kujtojmë vetëm ato të mirat.

Suksesi më i madh i juaji në këtë dekadë ?

Nuk do mund të përmendja vetëm një, ngaqë janë më shumë. Sidoqoftë, tri koncertet në ‘JazzFest’ ne Paris, koncertet në disa nga festivalet e rëndësishme evropiane, kolona zanore për “Let’s be cops” në Hollywood, koncerti në Brazil dhe një sërë çmimesh tjera gjatë këtyre viteve, nuk mund të mos i përmend.

Dren Abazi: Këto ishin 10 vite të jashtëzakonshme, plot befasi, te papritura, momente të bukura, e më pak të bukura (Foto: Shenoll Zehri)

Kush ju ka mbështetur më së shumti që nga fillimi e deri në këtë moment që shijoni suksesin?

Sigurisht që familja dhe shume njerëz të tjerë që unë i konsideroj të afërt. Por mbi të gjitha puna dhe përkushtimi im personal.

Cili është mendimi juaj për tregun muzikor shqiptar?

Inekzistent dhe jo origjinal! Plastikë, mbi të gjitha!

Dren Abazi: Familja më ka qëndruar gjithmonë pranë (Foto: Shenoll Zehri)

Po vini me album. A mendoni se vlejnë sot albumet në treg, apo kanë mbetur vetëm një “pasaportë” e këngëtarit?

Për mua personalisht albumi është “pasaporta” e secilit artist. Është e pamohueshme që albumit si koncept klasik i është zbehur vlera që kishte dikur, sidoqoftë ai është një dokument i pakontestueshëm dhe si i tillë duhet të trajtohet.

Dren, faleminderit shumë që ishe pjesë e intervistës. Cili do ishte mesazhi yt për lexuesit…

Merruni më pak me politikë, dëgjoni më shumë muzikë! /Telegrafi/

Dren Abazi: Albumi, pasaportë e një artisti të vërtetë! (Foto: Shenoll Zehri)

Në trend

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Lajme
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Pamje të Dubait nga hapësira – ja si dukej, para dhe pas përmbytjeve

Botë
Kalo në kategori