LAJMI I FUNDIT:

Dreka që e zbut thartirën e organizmit

Dreka që e zbut thartirën e organizmit

Ju nevojiten:

1 kokë qepe
▪ 2 speca të kuq dhe 2 të gjelbër
▪ 2 karota
▪ 500 ml lëng domateje
▪ 300 gr mel
▪ erëza sipas shijes
▪ pak vaj, pak kripë dhe piper


Përgatitja:

Priteni një kokë qepe dhe fërgojeni në zjarr të qetë, pastaj shtoni karotën. Kur qepa të bëhet ngjyrë e qelqtë shtoni specat e kuq dhe specat e gjelbër.

Melin lajeni mirë, kullojeni dhe hidheni në fëltere. Përzieni, pastaj shtoni lëngun e domates.

Pas 15 minutave, shtoni erëzat (trumzë, majdanoz, krip dhe piper). Lëreni të vlojë edhe disa minuta dhe hiqeni nga zjarri.

Meli është artikull pa gluten, artikull shumë i lirë, ndërkat nutricionistët e rekomandojnë si artikull ushqyes për bebe. Meli gjithashtu është alkal, tretet shumë lehtë, ndërkaq nuk shkakton thartinë në organizëm.

Ekspertët tërheqin vërejtjen që ky artikull ushqimor ndihmon në problemet me pankreasin, aneminë, artritin dhe ndikon mirë në sistemin nervor.

Është i pasur shumë me magnez dhe hekur, ndërkaq ka me bollëk proteina dhe vitamina të kompleksit B, transmeton Telegrafi.

Dreka që e zbut thartirën e organizmit