Dreka më e shijshme e fundjavës: Mish pule në qumësht me trumzë dhe limon!
Përbërësit:
▪ 1,5 kg mish pule (e gjithë pula),
▪ pak vaj ulliri,
▪ 600 mililitra qumësht,
▪ lëng dhe lëvore nga 2 limonë,
▪ 1 hudhër (e ndarë në thelpinj),
▪ 1 lugë e vogël piper të zi kokrra,
▪ 4 fletë dafine,
▪ 5–6 degë trumzë të freskët.
Përgatitja:
Furrën ngroheni në 190 gradë dhe bëni gati një tepsi të vogël të thellë për pjekje, të cilën mund ta vendosni në pllakë shporeti.
Pulën vendoseni në gjoks dhe përgjatë shpinës priteni nga të dyja anët e kurrizit ashtu që pula të hapet, ndërkaq kurrizin hidheni.
Tani kthejeni ashtu që gjoksi të jetë sipër dhe me shuplaka sheshojeni pulën që të marrë formën e fluturës.
Vendoseni tepsinë në pllakën e shporetit dhe ngroheni me pak vaj ulliri në temperaturë mesatarisht të lartë. Vendoseni pulën me gjoksin poshtë që të piqet rreth 5–10 minuta. Mund ta ktheni njëherë, por nuk është e domosdoshme.
Pastaj kullojeni vajin, qitni qumështin, vendosni lëngun dhe lëvoret e limonit, piperin kokrra, thelpinjtë e shtypur të hudhrës, fletën e dafinës dhe gjysmën e trumzës.
Piqeni në furrë rreth një orë e gjysmë, pastaj sa më shpesh në 15–20 minuta rrotullojeni pulën që njësoj të zbutet në salcë nga të dyja anët.
Kur të piqet pula nxirreni nga furra dhe priteni në porcione kur të ftohet pak.
Gjatë asaj kohe në pak vaj ulliri fërgoni degët e mbetura të trumzës në mënyrë që të bëhen kërcëlluese – disa minuta.
Shërbejeni mishin me shtojcë (oriz apo pure patateje, të njomur në salcë, e cila ka mbetur pas pjekjes dhe pas hedhjes sipër të degëve kërcëlluese të trumzës, transmeton Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBuka në mënyrën turke: Pogaçe e butë si shkumë, e lyer me gjalpë dhe spec të bluar!
Lakër dhe biftek i kripur
Byrek më i lëngshëm dhe më i butë: Truk që e përdorin furrtarët
Mantia me djathë dhe spec djegës
Shpejt dhe lehtë: bukë e shijshme misri
Barbekju
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën