LAJMI I FUNDIT:

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mitrovicë ndihmon me pako ushqimore dhe higjienike familjet e prekura nga vërshimet

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mitrovicë ndihmon me pako ushqimore dhe higjienike familjet e prekura nga vërshimet

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mitrovicë, ka ndihmuar me pako ushqimore dhe higjienike familjet e prekura nga vërshimet

Pas reshjeve të shumta të shiut në Mitrovicë, shtrati i lumit Sitnica në mëngjesin e sotëm ka shkaktuar vërshime në lagjen “2 Korriku”, me ç’ rast uji ka depërtuar në oborret dhe shtëpitë e disa banorëve që jetojnë aty.

Lidhur me këtë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në këtë komunë që nga dita e djeshme ka ngritur kapacitetet e duhura, duke ndërmarrë masat e nevojshme për të ndërhyer në çdo lokalitet ku ka nevojë.

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, së bashku me zyrtarët kompetentë për emergjenca kanë vizituar zonat e prekura nga këto vërshime, lagjen “2 Korriku” si dhe fshatin Lisicë.

Dhe pas vlerësimit të situatës aktuale të vërshimeve në ato pjesë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në bashkëpunim me Klubin e zhytjes “Trepça” dhe Njësinë e Zjarrëfiksëve kanë bërë evakuimin e disa familjeve në lagjen “2 Korriku” dhe dy familjeve në fshatin Lisicë.

Drejtori Nehat Bahtiri familjeve të prekura nga këto vërshime u ka dalë në ndihmë edhe me pako ushqimore dhe higjienike, ku janë shpërndarë gjithsej 20 prej tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori