LAJMI I FUNDIT:

Drejtoria e Inspeksionit kontrollon klubet e natës në Mitrovicë

Drejtoria e Inspeksionit kontrollon klubet e natës në Mitrovicë

Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, në bashkëpunim me Policinë kanë kryer mbrëmë kontrolle inspektuese sipas detyrës zyrtare në disa subjekte afariste në qytetin e Mitrovicës.

Në njoftimin e bërë nga Komuna e Mitrovicës thuhet se, qëllimi i këtyre inspektimeve ka të bëjë me respektimin e orarit të punës nga bizneset e përfshira në këtë kontroll të cilat zhvillojnë veprimtaritë e tyre pas orës 23:00, ndërsa nga Drejtoria e Inspeksionit këto subjekte afariste janë udhëzuar të pajisen me leje të veçanta për zgjatje të orarit të punës.


“Gjatë këtij aksioni janë inspektuar gjithsej katër subjekte afariste, ku pas inspektimit është kërkuar që të respektohet Rregullorja Komunale Nr. 03/2014 për caktim të orarit të punës për subjektet afariste”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë edhe më tutje me aksione të tilla si dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ndaj pronarëve të cilët neglizhojnë rregullat lidhur me respektimin e orarit zyrtar të paraparë. /Telegrafi/