LAJMI I FUNDIT:

Drejtoria e doganave do të pranojë donacion nga Programi EXBS i SHBA-ve

Drejtoria e doganave do të pranojë donacion  nga Programi EXBS i SHBA-ve

Drejtoria e doganave sot nënshkroi marrëveshje me të cilën nëpërmjet Programit për kontroll të eksportit dhe siguri kufitare të Ambasadës së SHBA-ve, do të fitojë donacion në pajisje me vlerë prej 55.874 dollarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja u nënshkrua nga kreu i Drejtorisë së doganave, Gjoko Tanasoski dhe këshilltari rajonal në Programin për kontroll të eksportit dhe siguri kufitare, George R.Clark.


Pajisja i dedikohet parandalimit të tregtisë joligjore të sendeve, dhe përbëhet nga dy sisteme për video inspektim, katër komplete të pajisjeve për matje të dendësisë, pesë komplete të pasjisjeve bazë për kryerje të kontrolleve dhe pesë mjete për detektim të rrezatimit.

“Kjo pajisje, të cilën të punësuarit në shërbimet e doganave do ta përdorin gjatë punës së përditshme, do të kontribuojë për luftë më efektive kundër krimit kufitar dhe për arritjen e rezultateve më të mira në zbulimin dhe parandalimin e tregtisë joligjore dhe në mbrojtjen e kufijve të shtetit”, thuhet nga Drejtoria e doganave.

Në takim është konstatuar nevoja për thellimin e bashkëpunimit gjatë periudhës së ardhshme me qëllim të përmirësimit të kapacitetit operativ të Drejtorisë së doganave dhe arritjen e rezultateve më të mira në mbrojtjen e kufijve dhe lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori