Nga Anglia ka ardhur në Kosovë për të marrë një dëftesë në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, aty ku kishte vijuar mësimin vite më pare. Mirëpo, Lulzim Zagragjajt iu desh të priste një javë për këtë procedurë. E krejt kjo sipas tij ka ndodhur si pasojë e mungesës së vulës, pasi atë e kishte marrë drejtori i gjimnazit me vete në shëtitje.
Lulzim Zagragjaj ka ardhur nga Anglia për të marrë dëftesën në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, aty ku vijoi mësimet vite më parë, përcjell Telegrafi.
Mirëpo, ai ka thënë se për këtë procedurë i është dashur të presë një javë, e kjo për arsye se vula që duhej për ta vulosur atë dokument.
Por atë e kishte marrë drejtori i gjimnazit në shëtitje.
“Sekretaria bëri punën e vet nuk mund ta lëshonte dëftesën sepse nuk ishte vula. Unë kuptova se vulën e kishte marrë me vete drejtori që kishte shkuar në ekskursion. Është çështje e tij apo institucionit se kush e organizon këtë punë, por për mua është e pakuptimtë që sekretari nuk e kishte vulën për të më vulosur mua dëftesën”, shprehet mërgimtari Lulzim Zagragjaj.
E, drejtori i Gjimnazit “Sami Frashëri”, Fetah Zejnullahu, ka pohuar se vulën e kishte në ekskursion në Shqipëri. Ai është arsyetuar se e ka marrë në rast nevoje gjatë udhëtimit.
“Ne e kemi pasur ekskursionin prej 8-12 të këtij muaji. Në ekskursion kanë marrë pjesë 350 nxënës dhe gjatë kalimit në kufi ka pasur procese për ndonjë dokumente që mund të nevojitej për kalim kufiri dhe në këtë rast vulën e kam pasur me vete. Kjo është arsyeja pse zëvendësdrejtori nuk ka mundur të vulosë atë dokumentacion”, deklaroi Fetah Zejnullahu.
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës, Shpresa Shala, në emisionin “Zyra e Ankesave” ka thënë se në një rast të tillë, vula duhet t’i lihet një personi të autorizuar.
“Në momentin që drejtori shkon në ndonjë udhëtim vula duhet t’i lihet ndonjë personi të autorizuar sepse shkolla me 1,200 nxënës, sa ka ‘Sami Frashëri’ nuk mund të lidhet vetëm për një individ. siç është drejtori në këtë rast”, tha Shpresa Shala.
Shala ka shtuar se do të merren masa për këtë rast. /RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet kuvendare, politikanët kërkojnë vota edhe në diasporë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi