LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i ri i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s fillon mandatin në Kosovë

Drejtori i ri i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s fillon mandatin në Kosovë

Gjeneral brigade Frank Best nga Forca Ajrore Gjermane sot mori detyrat e tij si drejtor i ri i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) nga gjeneral brigade Michael G. Oberneyer, në një ceremoni në selinë e KFOR-it në Prishtinë.

Gjatë ceremonisë, gjeneral brigade Oberneyer tha se kanë vazhduar të ndërtojnë marrëdhëniet e shkëlqyera me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në frymën e besimit dhe transparencës reciproke.


“Brenda mandateve tona përkatëse, ne kemi punuar së bashku për një qëllim të përbashkët: një Forcë profesionale të Sigurisë së Kosovës, me përfaqësim nga të gjitha komunitetet, duke punuar së bashku për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë”, tha ai, transmeton KP.

Ndryshe, gjeneral brigade Frank Best ka ndërtuar një karrierë mbresëlënëse në Forcat Ajrore të Gjermanisë që nga anëtarësimi më 1983. Së fundmi, ai shërbeu si shef i Degës për Politikën e Forcave në Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes në Bon.

Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s u krijua në gusht 2016. Misioni mbështet zhvillimin e mëtutjeshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë, përfshirë ofrimin e këshillave dhe mbështetjes, me fokus në ndërtimin e kapaciteteve, edukimin dhe koordinimin e trajnimeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori