LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Policisë flet për aksionin e sotëm, tregon detaje

Drejtori i Policisë flet për aksionin e sotëm, tregon detaje

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka deklaruar se operacioni i ndërmarrë sot nga PK ka përfunduar me sukses.

Qalaj para mediava ka dhënë disa detaje rreth operacionit policor kundër krimit të organizuar të zhvilluar në veri të Mitrovicës.


“Dje inspektorati policor ka marrë një urdhër-arrest për një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policor dhe një numër të qytetarëve dhe ky urdhër-arrest është bazuar në hetimet që janë ndërmarrë nga Inspektorati policor dhe hetuesi e policisë kufitare të Kosovës. Ne kemi bërë përgatitjet e duhura që ky urdhër-arrest të behët në mënyrë më të mirë të duhur, ka qenë përgatitje e shpejtë, por e menduar në detaje”, ka thënë Qalaj para mediave, transmeton Telegrafi.

Aksioni në veri të Mitrovicës: 19 zyrtarë policorë të arrestuar, të njëjtit suspendohen nga detyra dhe ndalohen për 48 orë
Lexo po ashtu Aksioni në veri të Mitrovicës: 19 zyrtarë policorë të arrestuar, të njëjtit suspendohen nga detyra dhe ndalohen për 48 orë

Qalaj  tha se operacioni policor ka filluar rreth orës 06:00, gjithashtu ai ka treguar për problemet që kanë hasur gjatë bastisjes në Zubin Potok.

“Në Zubin Potok, ka pasur probleme sapo është nisur policia për të bastisur disa lokacione ka hasur në një pritje me gjuajtje me armë, kundër policisë, ku është plagosur një polic, por që ai është mirë, dhe gjendet në spital. Po ashtu nga plumbi i njëjtë është goditur edhe një polic tjetër, mirëpo i ka shkaktuar disa mavijose të lehta”, shtoi ai.

Drejtori i PK-së tha se sapo e kanë vërejtur  rezistencën e armatosur kanë dhënë urdhër për angazhimin e njësive elitë të PK-së.

“Kemi eliminuar barrikadat në rrugë për të depërtuar në Zubin Potok, dhe i kemi kontrolluar shtëpitë që kemi pasur në plan. Kemi pasur edhe tre zyrtarë të lënduar, gjatë përpjekjeve të largimit të barrikadave”, deklaroi ai.

Qalaj në fund të konferencës tha se operacioni është realizuar në përpikëri, pavarësisht rezistencën në Zubin Potok, ai shtoi se në disa lokacione kanë gjetur armë zjarri, telefona, monedha etj./Telegrafi/