LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i një kompanie private deponon monedha metalike në një bankë në Prishtinë, dyshohen se janë të falsifikuara

Drejtori i një kompanie private deponon monedha metalike në një bankë në Prishtinë, dyshohen se janë të falsifikuara
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtare e bankës ka raportuar se të martën, më 27 qershor 2023 drejtori i një kompanie private ka deponuar një sasi prej 2×1155 euro, monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtonë.


“Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime dhe procedura të mëtutjeshme hetimore”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/