LAJMI I FUNDIT:

Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk zbulon prapaskenat se si Chelsea e mposhti Arsenalin për Mudryk

Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk zbulon prapaskenat se si Chelsea e mposhti Arsenalin për Mudryk

Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk, Sergei Palkin, ka zbuluar pse Chelsea mundi Arsenalin për nënshkrimin 100 milionë euro të Mykhailo Mudryk pasi të dyja palët bënë oferta identike.

Topçinjtë dukej se ishin favoritë për transferimin e sulmuesit ukrainas, përpara se Blutë të hynin në garë për të nënshkruar me lojtarin për një marrëveshje masive tetëvjeçare e gjysmë.

Në një intervistë me Athletic, Palkin zbuloi se Shakhtar refuzoi një ofertë nga Arsenali, e cila duke përfshirë shtesat, përputhej me ofertën prej 100 milionë euro të Chelseat.


Si mundet Chelsea të shpenzojë mbi 500 milionë euro dhe mos ta thyejë rregullin financiar, ndërsa United duhej të huazonte Weghorstin
Lexo po ashtu Si mundet Chelsea të shpenzojë mbi 500 milionë euro dhe mos ta thyejë rregullin financiar, ndërsa United duhej të huazonte Weghorstin

“Kur ata (Arsenali) propozuan ofertën përfundimtare prej 70 milionë euro plus 30 milionë në shtesa, ne u ulëm dhe filluam të bisedonim së brendshmi se si do të përmbushet në aspektin e pagesat, pjesa fikse dhe çështjet e bonusit”, zbuloi ai.

“E kuptuam se nuk do ta mbyllim këtë marrëveshje (me Arsenalin). I thashë Edus (drejtorit sportiv të Topçinjve) se bëra më të mirën, por nuk ishte e mundur”.

Palkin zbuloi në intervistë se oferta e Chelseat u pranua pasi ata ishin ‘shumë më seriozë’ dhe bonuset e tyre, të cilat përfshijnë fitimin e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve gjatë pjesës së mbetur të kontratës së tij, ishin ‘të arritshme’.

Dalin detajet mahnitëse të transferimit të Mudryk te Chelsea: 25 milionë euro ushtrisë për luftimin e Rusisë, ndeshja miqësore dhe gjithçka tjetër
Lexo po ashtu Dalin detajet mahnitëse të transferimit të Mudryk te Chelsea: 25 milionë euro ushtrisë për luftimin e Rusisë, ndeshja miqësore dhe gjithçka tjetër

Ai vazhdoi: “Këto shpërblime duhet të jenë disi të arritshme dhe realiste, le të themi. Prandaj, në këtë rast, Chelsea ishte shumë më serioz dhe më i drejtë në disa pika”.

“Kur takuam Chelsean, qëndruam të gjithë bashkë. Që ta kuptoni kontekstin, zgjati nëntë ose 10 orë. Ata e ftuan lojtarin dhe na shpjeguan të gjithë projektin. E kuptuam që po, nëse shikoni tani, Chelsea ka disa lloje problemesh, por është normale sepse ata kanë një periudhë tranzicioni nga një pronar në tjetrin”.

Ishte afër kalimit te Arsenali, por përfundoi te Chelsea - zbulohet arsyeja se përse Mudryk nuk iu bashkua Topçinjve
Lexo po ashtu Ishte afër kalimit te Arsenali, por përfundoi te Chelsea - zbulohet arsyeja se përse Mudryk nuk iu bashkua Topçinjve

“Është e kuptueshme. Ata duan të ndryshojnë shumë. Pra, kur ju shpjegojnë të gjithë historinë dhe ju kërkoni dy, tre, katër, pesë vitet e ardhshme, atëherë shihni se ata kanë një projekt serioz”, vazhdoi më tej drejtori i Shakhtarit.

Transferimi u konfirmua zyrtarisht të dielën, dhe Mudryk ishte i pranishëm gjatë fitores së Chelsea ndaj Crystal Palace. /Telegrafi/

Shefi ekzekutiv i Shakhtarit, Sergei Palkin, tha se shpërblimet e Chelseat ishin 'të arritshme'
Shefi ekzekutiv i Shakhtarit, Sergei Palkin, tha se shpërblimet e Chelseat ishin ‘të arritshme’

Në trend Sport

Më shumë
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Liga e Kampionëve
Barcelona monitoron yllin e Arsenalit

Barcelona monitoron yllin e Arsenalit

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Thiago Motta rrezikon shkarkimin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Thiago Motta rrezikon shkarkimin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve

Serie A
Është vetëm 26 vjeç, por Mbappe arriti diçka të jashtëzakonshme me golat ndaj Man Cityt

Është vetëm 26 vjeç, por Mbappe arriti diçka të jashtëzakonshme me golat ndaj Man Cityt

Ndërkombëtare
Kalo në kategori