Drejtori i CIA-s, William Burns informoi presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev mbi pritshmëritë e SHBA-së rreth ofensivës ruse në pranverë, sipas një zyrtari amerikan dhe dy burimeve ukrainase të njohura me takimin.
Takimi sekret vjen pasi zyrtarët amerikanë po monitorojnë nga afër një ofensivë të mundshme ruse në muajt e ardhshëm – dhe në mes të një debati të ashpër midis amerikanëve dhe aleatëve të saj evropianë nëse do të dërgojnë armë gjithnjë e më të sofistikuara dhe me rreze të gjatë në Ukrainë.
Udhëheqësit perëndimorë të mbrojtjes pritet të takohen sot (e premte) për të diskutuar dërgesat e mëtejshme të armëve në Ukrainë, raporton cnn.
“Drejtori Burns udhëtoi për në Kiev, ku u takua me homologët e inteligjencës ukrainase, si dhe presidentin Zelensky dhe i siguroi se do të kenë mbështetje të vazhdueshme kundër agresionit rus”, tha një zyrtar amerikan. Washington Post raportoi fillimisht takimin.
Kujtojmë se Burns, një diplomat veteran, kishte udhëtuar edhe më parë drejt kryeqytetit ukrainas. Ai bëri dy udhëtime të njëpasnjëshme në Kiev në tetor dhe nëntor të vitit të kaluar, duke përfshirë një që u zhvillua në mes të një morie sulmesh raketore ruse në të gjithë vendin.
Ndryshe, muajt e fundit ka pasur ballafaqime brutale në vijën e parë të frontit, veçanërisht rreth qytetit të Bakhmut, por nuk ka pasur përfitime të mëdha strategjike nga asnjëra palë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
'Për herë të parë' Ukraina rrëzon një aeroplan bombardues strategjik rus
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi