LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i BKS-së për Kartonin e Gjelbër: Tani më nuk kemi punë të brendshme, nuk kemi parakushte për të plotësuar

Drejtori i BKS-së për Kartonin e Gjelbër: Tani më nuk kemi punë të brendshme, nuk kemi parakushte për të plotësuar

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, ka bërë të ditur se tashmë Kosova, i ka përfunduar të gjitha kushtet teknike, për t’u bërë pjesë e Kartonit të Gjelbër.

Mazreku, i cili ishte i fituar për bashkë bisedim në emisionin Magazinë të Radio Dukagjinit, theksoi se janë duke punuar për një zgjidhje që nuk do ta përfshinte politikën.


Punët e brendshme sipas tij, tashmë veçse janë përfunduar dhe nuk ka më kushte të tjera për t’u plotësuar.

“Duhet të punohet në dy drejtime, spektri politik është duke punuar, ne po mundohemi ta gjejmë një zgjidhje që nuk e përfshin politikën. Dëshirojmë ta gjejmë një shtet mik i cili është më i kapshëm për të gjithë anëtarët tjerë të Këshillit të Byrove, me çu atë marrëveshje në të gjitha filtrat e Këshillit të Byrove. Tani më nuk kemi punë të brendshme, nuk kemi parakushte për të plotësuar”, ka thënë ai.

I pyetur për çmimin apo kostot e sigurimit, ai ka thënë se është vështirë të jepet një çmim për shkak se sipas tij nuk ka çmime fikse.

Ai ka theksuar se Kosova nuk është në pozicion që të vendosin kushte apo standarde, sipas tij Kosova duhet të pëtshtatet me ata mund të bëhet zgjidhje.

“Nuk mundemi me fol me çmim sepse nuk ka çmim fiks. Disa shtete i kanë inkorporu pjesën e kartonit të gjelbër te sigurimi bazë. Mali i Zi, dikun 22 deri 25 euro pagun në mënyrë vjetore, por ata sigurimin bazë e kanë më shtrejntë”, ka thënë ai.

Problemi kryesor, sipas tij janë shtetet mosnjohëse, sipas Mazrekut, me këto shtete duhet të ketë qasje të veçantë dhe t’u bëhet e ditur se me njohjen apo marrëveshjen për sigurime nuk e njohin shtetin e Kosovës, sepse kështu sipas tij, do të jetë më e vështirë marrëveshja me këto shtete specifike.

Disa nga kushtet teknike, që Kosova i ka plotësuar sipas Mazrekut, është depolitizimi, nënshkrimi i marrëveshjeve me vendet fqinje dhe ekspertiza në trajtimin dhe pagesën e dëmeve.