LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Arsimit në Podujevë reagon pas sulmit të nxënësve nga qeni

Drejtori i Arsimit në Podujevë reagon pas sulmit të nxënësve nga qeni

Drejtori i Arsimit në Komunën e Podujevës, Avni Fetahu ka reaguar pasi tetë nxënës mbetën sot të lënduar si pasojë e një sulmi nga një qen, i cili arriti të hyjë brenda në objektin shkollor.

Fetahu thotë se pas incidentit, nxënësit kanë pranuar tretmanin  mjekësor dhe se janë mirë, transmeton Telegrafi.


“Sot gjatë ditës ka ndodhur një incident para IAAP”Fan S.Noli”, ku një qen i tërbuar ka sulmuar 3 nxënës dhe 3 kalimtarë rasti. Pas incidentit nxënësit dhe qytetarët kanë pranuar tretmanin e duhur mjekësor nga QKMF, gjendja e tyre shëndetësore tashmë është e mirë dhe me lëndime të lehta trupore”, thotë ai.

Qeni hyn në një shkollë në Podujevë, drejtori konfirmon se janë lënduar tetë nxënës
Lexo po ashtu Qeni hyn në një shkollë në Podujevë, drejtori konfirmon se janë lënduar tetë nxënës

Gjithashtu, ai ka shtuar se pas incidentit, kanë bërë izolimin e kafshës.

“Me të pranuar informatën përmes kontratës që kemi si komunë për trajtimin e qenve endacakë është bërë trajtimi dhe izolimi i kafshës, si dhe i kemi vizituar nxënësit për tu informuar më tej për rastin. Nxënësve dhe qytetarëve të lënduar ju uroj shërim të shpejtë”, ka pohuar ai.

Ndryshe, drejtori i shkollës më herët konfimoi për Telegrafin rastin, duke njoftuar se sulmi ka ndodhur rreth orës 08:00. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori