Si aktivitet pasues i publikimit të Studimit mbi Perceptimin e Korrupsionit, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në bashkëpunim me Programin e USAID për Drejtësi Komerciale, organizoi një forum virtual lidhur me rolin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, gjatë së cilit u diskutuan të gjeturat nga studimi, me theks të veçantë tek ato që lidhen me raportimin e korrupsionit, derisa u bisedua edhe mbi rolin e digjitalizimit të prokurimit publik si dhe ndikimin e këtij procesi në luftën kundër korrupsionit.
Shaip Havolli, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit theksoi se ky institucion ka përmbushur objektivat e parapara për këtë vit kalendarik, duke i ardhur në ndihmë të gjitha palëve që kanë paraqitur ankesa apo raste të korrupsionit, ku përmendi 79 raste të trajtuara deri më tani.
Sipas njoftimit të AKK-së, të gjeturat e studimit mbi perceptimin e korrupsionit në vend, Havolli i cilësoi si informata mjaft të nevojshme, derisa përmendi edhe hezitimin nga ana e bizneseve për raportim të korrupsionit si rrjedhojë e frikës nga hakmarrja por në raste të shpeshta edhe për shkak të përfshirjes së vetë bizneseve në korrupsion.
Megjithatë, sipas Havollit, korniza ligjore që rregullon veprimtaritë e bizneseve, e që tashmë përfshin edhe Ligjin për Mbrojtjen e Sinjalizuesve, siguron mbrojtje ligjore të personave që raportojnë korrupsionin duke krijuar lehtësira në këtë drejtim.
Ai foli edhe për prokurimin publik, i cili i është nënshtruar proceseve të digjitalizimit, gjë që ka pasur ndikim pozitiv në rritjen e transparencës dhe ka minimizuar mundësitë për korrupsion.
Artan Canhasi, udhëheqës i komponentës dhe specialist për Fuqizimin e Shoqërisë Civile, në programin e USAID për Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse, i cilësoi si shumë relevante dhe të vërteta të gjeturat e studimit për perceptimin e korrupsionit, ndërsa shtoi se periudha e pandemisë COVID-19 dhe reformat e implementuara në veprimtaritë si prokurorimi publik kanë pasur ndikim pozitiv në uljen e nivelit të korrupsionit në nivel komunal, dhe rritje të transparencës sa i përket proceseve të tenderimit, të cilat pranojnë një numër të lartë të aplikantëve, gjë që krijon vështirësi në trajtim të mirëfilltë të tyre.
Canhasi gjithashtu përmendi edhe nevojën për rritje të njohurive rreth digjitalizimit të prokurimit publik, dhe rritje të bashkëpunimit në mes të institucioneve të përfshira në procedurat si ato të përzgjedhjes së tenderëve, ndërsa theks të veçantë i dha edhe nevojës për unifikim të komunitetit të bizneseve që bashkërisht duhet të ngris zërin kundër korrupsionit.
Për fund, Canhasi u bëri thirrje bizneseve të raportojnë rastet e korrupsionit, dhe të kenë besim në institucione shtetërore. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre