LAJMI I FUNDIT:

Drejtorët me emra të pazakontë e drejtojnë biznesin më me sukses

Drejtorët me emra të pazakontë e drejtojnë biznesin më me sukses

Nëse po kërkoni një qasje jokonvencionale ndaj biznesit, zgjidhni një CEO me një emër të pazakontë

Sipas hulumtimit të kryer nga psikologu David H. Zhu nga Universiteti i Arizonës, kompanitë janë të prirura për njerëz të tillë.


Duke analizuar të dhënat e 1.172 ndërmarrjeve publike gjatë 19 vjetëve, ai arriti në përfundimin se strategjitë e njohura të ndërmarrjeve lidhen me emrat e pazakontë të drejtorëve të tyre, transmeton Telegrafi.

Hulumtimet e kaluara kanë treguar se sukseset organizative kanë të bëjnë me liderët për sa u përket vlerave, përvojave dhe karakteristikave demografike, por jo me emrin e tyre.

Personat me emra të pazakontë shpesh ndryshojnë nga moshatarët e tyre. Dhe ndërsa shumë persona nuk kanë besim për të treguar se sa unikë janë, ata në pozicione drejtuese do ta bëjnë këtë.

CEO-të me emra të pazakontë, janë të motivuar të diferencohen nga CEO-të e tjerë, gjë që ndikon në diversitetin strategjik në të cilin strategjia e tyre e biznesit ndryshon nga konkurrenca.

Hulumtimet kanë treguar që drejtorët me emra të pazakontë miratojnë strategji që devijojnë nga normat e industrisë, duke çuar në strategji të njohura. /Telegrafi/