LAJMI I FUNDIT:

Drejtor i OBSH-së: Maqedonia e Veriut është një shembull i suksesshëm i përmirësimit të kujdesit parësor shëndetësor

Drejtor i OBSH-së: Maqedonia e Veriut është një shembull i suksesshëm i përmirësimit të kujdesit parësor shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, së bashku me Ministrat e Shëndetësisë dhe delegatët e nivelit të lartë nga 53 shtetet anëtare të Rajonit Evropian të OBSH-së, si dhe përfaqësues të organizatave partnere dhe shoqërisë civile u takuan në Astana të Kazakistanit në Sesionin e 73-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Evropën (RC73), i cili zhvillohet nga 24-26 tetor të vitit 2023. Në fjalimin e tij, Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropë, e vuri në dukje Maqedoninë e Veriut si shembull të suksesshëm të përmirësimit të kujdesit parësor shëndetësor.

“Me qëllim të përmirësimit të kujdesit parësor shëndetësor, duke e vendosur atë si prioritet, dua të theksoj një shembull të suksesshëm të kësaj, Maqedonia e Veriut bëri shumë përpjekje në përmirësimin e trajtimit të sëmundjeve jo ngjitëse dhe u mundësoi mjekëve të familjes të përshkruajnë terapi kronike. Urime ministrit Fatmir Mexhiti”, theksoi Kluge.


Takimi u organizua nga Qeveria e Kazakistanit, nën kujdesin e Kasim-Jomart Tokayev, President i Kazakistanit. I cili theksoi se gjatë sesionit do të diskutohen disa plane të shëndetit publik, duke përfshirë planin e veprimit për shëndetin e refugjatëve dhe imigrantëve 2023-2030, kornizën e veprimit të fuqisë punëtore shëndetësore 2023-2028 dhe udhërrëfyesin e rezistencës antimikrobike 2023-2030.

Ai shtoi se fokus i veçantë do të vendoset gjithashtu në çështjet e menaxhimit, duke përfshirë buxhetet aktuale dhe të ardhshme të programit, dhe do të prezantojnë Raportin e parë të Përgjegjshmërisë, duke dhënë një përmbledhje të mënyrës se si furnizohen dhe menaxhohen burimet e OBSH/Europë dhe çfarë rezultatesh janë arritur.

Përndryshe, në vitin 2023, OBSH feston 75-vjetorin e saj, 45 vjet nga nënshkrimi i Deklaratës historike të Alma-Ata për Kujdesin Parësor Shëndetësor (PHC) dhe mesi i Programit Evropian të Punës (EPW) 2020-2025 -“Aksioni i Bashkuar për Shëndet më të Mirë në Evropë”.

Prandaj, RC73 do të jetë një mundësi për delegatët që të reflektojnë mbi gjendjen aktuale të shëndetit dhe mirëqenies në të gjithë rajonin, përparimin në zbatimin e EPW-së dhe sfidat aktuale dhe të ardhshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori