LAJMI I FUNDIT:

“Drejtësia 2020” do t’i jap fund tranzicionit në sistemin e drejtësisë

“Drejtësia 2020” do t’i jap fund tranzicionit në sistemin e drejtësisë

Përmbyllja e tranzicionit në sistemin e drejtësisë, avancimi i progresit dhe rikthimi i plotë i besimit të qytetarëve në shtetin ligjor ishin në fokus të diskutimit të sotëm të Agjendës së përbashkët “Drejtësia 2020”, Bordi i së cilës mbajti takimin e parë për këtë vit.

Me këtë rast u shpreh përkushtimi për planifikimin dhe zbatimin masave konkrete të agjendës “Drejtësia 2020” përfshirë implementimin me sukses të ligjeve të miratuara së fundmi nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.


“Bordi i Agjendës “Drejtësia 2020″, i përbërë nga Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, si dhe me pjesëmarrjen e Ambasadores së EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, shefit të sektorit politik, ekonomik dhe për integrime evropiane në Zyrën e BE-së, Riccardo Serri, zëvendëses së Zyrës Politike dhe Ekonomike në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë Alison Storsve, kanë përcaktuar prioritetet e tremujorit të parë të këtij viti.

Përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë kosovare kanë shprehur përkushtimin e tyre të plotë ndaj fuqizimit të fushës së sundimit të ligjit në Kosovë, duke theksuar se Agjenda e përbashkët “Drejtësia 2020” është e fokusuar në masa konkrete të planifikuara dhe me afate kohore të përcaktuara”, thuhet në njoftimin për media.

Nga ana tjetër, partnerët zhvillimor kanë shprehur përkrahjen dhe mbështetjen e tyre të plotë me ekspertë dhe burime të tjera për këtë projekt, në mënyrë që kjo agjendë të ketë sukses.

“Drejtësia 2020” është e fokusuar në masa konkrete që synojnë përmirësimin e shpejtë të menaxhimit dhe efikasitetit brenda sistemit të drejtësisë, rrjedhimisht janë përcaktuar pesë tema për të cilat është arritur pajtimi që të punohet në mënyrë intensive në muajt vijues, e që janë diskutuar sot: reduktim i lëndëve të vjetra; themelimi i mekanizmave për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve në kuadër të dy Këshillave; themelimi i Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës; rritja e numrit të noterëve në bazë të formulës 1 noter në 10 mijë banorë; si dhe konsolidimi i mirëfilltë i ndërmjetësuesve, si pjesë integrale e sistemit të drejtësisë.

Bordi i Agjendës “Drejtësia 2020” do të takohen rregullisht për të përcjell përmbushjen e aktiviteteve për të cilat janë pajtuar, duke u angazhuar për materializimin e të gjitha masave që janë pjesë e kësaj agjende. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori