LAJMI I FUNDIT:

Drejt një Evrope më demokratike?

Drejt një Evrope më demokratike?

Një vit më parë, fitorja vendimtare e Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale franceze dhe suksesi i mëpasshëm i partisë së tij në zgjedhjet legjislative, bëri që shumë vetë të lëshonin një psherëtimë lehtësimi. Tendenca në rritje e populizmit ekstremist në Perëndim, dukej se ishte kthyer më në fund. Rezultoi që nuk ishte kështu. Por, shfaqja e një qeverie me shumicë populiste në Itali, një anëtare themeluese e Bashkimit Evropian, nuk do të thotë domosdoshmërish një katastrofë.

E vërtetë, forca në rritje e populistëve po kërcënon partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë dhe po e bën shumë të vështirë funksionimin e qeverisjes në nivel BE-je në formën e saj aktuale. Por po nëse suksesi i vazhdueshëm elektoral i lëvizjeve populiste ndihmon për të çuar përpara një ristrukturim më të gjerë politik që në fund të fundit forcon demokracinë evropiane?


Ky lexim përforcohet nga përvoja e vetë Macronit. Duke mos qenë kurrë i zgjedhur për një post, Macron krijoi një parti të re të përqendruar te vetja, me mbështetjen e votuesve të qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë. Ai duket se ka ristrukturuar politikën franceze në këtë proces.

Zgjedhjet e Parlamentit Evropian vitin e ardhshëm ka gjasa të zbulojnë më shumë rreth potencialit për ristrukturim të tillë politik. Parlamenti Evropian nuk ka gjeneruar kurrë të njëjtin nivel interesi si institucionet e tjera evropiane si Komisioni, Këshilli apo edhe Gjykata e Drejtësisë. Debatet parlamentare evropiane rrallë dalin nga Brukseli apo Strasburgu dhe pjesëmarrja e votuesve për të mbushur vendet e organit ka qenë zakonisht e ulët. Fakte të tilla janë përmendur prej kohësh si provë se BE-ja vuan nga një deficit demokratik, me qytetarë të angazhuar në mënyrë joadekuate me qeverisjen në nivel evropian.

Por duke qenë se një sërë krizash kanë prekur BE-në – duke ndikuar më shumë Greqinë, Irlandën, Portugalinë, Spanjën dhe Italinë – këto dinamika po ndryshojnë. Ikën ditët kur evropianët pranonin qetësisht BE-në, pavarësisht disa ankesave. Tani BE-ja është në qendër të debateve të brendshme politike, të cilat gjithnjë e më tepër përfshijnë pyetje ekzistenciale rreth mbijetesës së eurozonës dhe të gjithë projektit evropian.

Kjo do të thotë që kandidatët në zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk kanë gjasa të përqendrohen vetëm në çështjet e brendshme. Ndërkohë që do të ketë disa të tilla, ka gjasa të ketë gjithashtu për herë të parë një diskutim të gjerë rreth të ardhmes dhe politikave të Evropës, sidomos në fusha si emigracioni, mbrojtja dhe siguria, energjia dhe klima dhe marrëdhëniet me fuqitë e mëdha siç janë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Në fund të fundit, pavarësisht dallimeve të tyre, pothuajse çdo vend në Evropë po përballet me çështjen se sa shumë Evropë dëshiron ai, sa e hapur dhe optimiste duhet të jetë ajo për format e reja të globalizimit të mundësuar nga teknologjia dhe sa solidaritet shoqëror është i përshtatshëm.

Këto diskutime – dhe për pasojë Parlamenti Evropian që del vitin e ardhshëm – nuk kanë gjasa të përmbahen në linjat standarde partiake. Në fund të fundit, në ditët e sotme është e vështirë t’i qëndrosh grupimeve tradicionale politike, siç ilustrohet nga partia e Macronit – La République En Marche! – e cila nuk përshtatet në kategoritë ideologjike tradicionale. Macron ka ngritur antenat për një parti pan-evropiane. Edhe pse politika e vërtetë mbikombëtare në Evropë mbetet një terren i paeksploruar, ka kuptim që një politikan pro-BE duhet të jetë një nga pionierët e saj.

Populistët e krahut të djathtë, si nacionalistë dhe anti-evropianë, gjithashtu duken të etur për të mbështetur njëri-tjetrin në nivel evropian, duke përfituar nga platformat e tyre të përbashkëta në shumicën e çështjeve, sidomos emigracionit, identitetit kulturor dhe tregtisë. Kjo do të jetë më e vështirë për ekstremin e majtë, të paktën në Francë, e cila kombinon pikëpamjet tradicionale liberale mbi emigracionin me politikat ekonomike proteksioniste që duken shumë të ngjashme me ato që u përkrahën nga e djathta populiste.

Sigurisht, partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë – të cilat kanë humbur një pjesë të madhe të elektoratit gjatë pesë viteve të fundit, sidomos në Spanjë, Itali, Francë dhe, në një sasi më të vogël në Gjermani – do të përpiqen të rifitojnë bazën e tyre. Problemi është se këto parti duken të lashta për shumë votues të rinj, pavarësisht moshës së liderëve të tyre. Nëse do të kenë sukses, ato do të duhet të sigurojnë një platformë të re frymëzuese, e cila në mënyrë bindëse të trajtojë çështjet e sotme – të gjitha këto duke konkurruar me forca të reja politike.

Megjithatë, është e mundur që forcat e reja politike në disa raste të absorbojnë partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë. Për shembull, në Francë partia e Macronit mund të përthithë Les Republicains të qendrës së djathtë ose mund të zhvendoset më majtas, me një program solidariteti shoqëror për të shoqëruar masat e tregut liberal që ka marrë tashmë. Çështja është nëse liderët e partisë mendojnë se mund të sigurojnë një fitore të njëhershme kundër Les Republicains dhe socialistëve të qendrës së majtë.

Edhe pse detajet mbeten të paqarta, një ristrukturim i plotë i skenës politike evropiane – i formësuar kryesisht nga qëndrimet ndaj Evropës – duket e sigurt. Nëse zgjedhjet e Parlamentit Evropian vitin e ardhshëm ndihmojnë për të çuar përpara këtë ristrukturim, kjo mund të përfundojë duke qenë një hap i madh përpara për demokracinë në Evropë. /Project Syndicate/BIRN/

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori