Kinematografisë shqiptare i është shtuar së fundmi filmi më i ri me titull “Drejt Fundit”, i cili njëkohësisht shënon një frymë të re për artin shqiptar, pasi është filmi i parë i zhanrit aksion.
Një punë e palodhshme për rreth gati tri vite rreth këtij filmi, u konvertua në një sukses të jashtëzakonshëm, duke bërë që premiera e filmit të zgjojë interes shumë të madh tek publiku.
Regjisor dhe skenarist, njëkohësisht dhe protagonist në këtë film është Drilon Hoxha, talenti i të cilit u spikat para disa viteve në një nga spektaklet e talenteve në Shqipëri, dhe tani me sukses ka arritur që ta zhvillojë karrierën e tij, duke sjell në botën e artit shqiptar këtë film gjigant.
“Drej Fundit” është një film aksion i cili trajton temën e një djali të ri, të quajtur Shkëlqim, i cili futet vazhdimisht në probleme me njerëz, duke u marrë madje edhe me drogë dhe vrasje. Në anën e kundërt ai ka ca kundërshtarë shumë të fortë, por që prapëseprapë nuk janë të denjë që t’i bërë ballë, gjersa filmi poashtu transmeton emocionin e dhimbjes dhe të dashurisë kur në të futen personazhet se bashkëshortja e Shkëlqimit Eva, një vajzë e bukur dhe e heshtur e cila përballon çdo dhimbje që i shkakton burri i saj vetëm që ata të vazhdojnë jetën së bashku, babai i Shkëlqimit, i cili i dorëzohet dhimbjes së të bëmave të birit të tij, pastaj sigurisht edhe rolet e tjera dytësore.
Ngjarja zhvillohet e gjitha në Shqipëri, teksa pjesë e tij janë bërë shumë aktorë të njohur si: Mehdi Malka (artist i popullit) dhe Silvana Braçe (ikona e prezantimit në Shqipëri).
Filmi përfundon me një fund të hidhur, ku armiqtë e Shkëlqimit vrasin bashkëshorten e tij, e cila lë mbas vetes djalin e vogël. Çimi detyrohet ta rrisë më pas djalin i vetëm, gjersa në një moment Prokuroria e Shtetit e thërret në seancën gjyqësore për ta dënuar me burgim të përjetshëm për të bëmat e tij. Por, pasi shpallet i pafajshëm atë e vrasin tek dyert e kompanisë në të cilën dëshiron të bëjë sigurimin shëndetësor. Kështu djali i çiftit mbetet vetëm, pa asnjërin prind.
Në fakt i gjithë filmi është i përfshirë në ngjarjet aksion, dhe zotësia që Drilon Hoxha posedon në aktrim, lirshëm mund të thuhet se është e një niveli hollivudian. Për këtë film janë harxhuar disa vite punë intensive dhe me ndërprerje, por mbi të gjitha rezultati ishte i kënaqshëm,
“Projekti na ka marrë dy vite kohë punë, s’po them tre se kemi pasur dhe momente pauze, për arsye ‘të shumta’ që ne kemi në Shqipëri. Nuk ka qenë edhe shumë e vështirë pasi jam përgatitur kohë më parë për realizimin e këtyre skenave” tha Drilon Hoxha për Telegrafin.
Të realizosh një projekt të tillë filmik normalisht që nuk është aspak e lehtë në Shqipëri, duke e ditur edhe shumat marramendëse që duhet të sigurohen për një realizim të tillë. Hoxha shtoi më tej se nuk ka gjetur fare përkrahje te Ministria e Kulturës së Shqipërisë, dhe thotë se ka edhe shumë artistë të tjerë të cilët as nuk e njohin si vend ku duhet të kërkohet mbështetje,
“Sa i përket përkrahjes nga Ministra e Kulturës, unë mund të them lirisht se jam përkrahur nga ministria e ‘vetës time’, kush është Ministria e Kulturës ?! Jo vetëm unë, por jam i sigurt që dhe shumë artistë të tjerë nuk e njohin”, tha ai .
I pyetur për suksesin e filmit, Driloni tha se njeriu nuk kënaqet asnjëherë, edhe pse ka marrë suksesin e merituar: “Njeriu nuk kënaqet kurrë, por mendoj se kam arritur atë që doja”. Ndërsa në pyetjen nëse ai mendon që në një të ardhme filmi i tij të titrohet dhe të depërtojë jashtë vendit, ai u përgjigj kështu: “Nuk pres më shumë sukses se kaq sa kam marrë. Për sa i përket titrave jemi ne diskutim e sipër”.
“Drejt Fundit”, i publikuar më 31 dhjetor në YouTube arriti që ta përmbyll suksesshëm një vit të kinematografisë shqiptare, mirëpo kjo nuk do të mbarojë me kaq, kjo pasi producenti Hoxha zbuloi për Telegrafin se ka në plan edhe shumë projekte të reja të cilat pritet ta prekin debutimin dhe suksesin e tyre në vitin 2017,
“Projekt jo vetëm që kemi, por kemi disa kohë qe jemi duke xhiruar nëpër Evropë, ku së fundmi kemi mbyllur xhirimet në Stamboll. Jemi në bashkëpunim me Kosovën dhe Maqedoninë , me pak fjalë Shqipëri-Kosovë-Maqedoni …Këtu kam rolin e regjisorit, skenaristit dhe rolin protagonist . Producenti këtij filmi është Dashnor Asllani. Kemi një kasë të mirë aktorësh: Enver Petrovci, Shpat Kasapi, Kenan Gurgurovci, Ajsi Xhaxhaj si dhe shume emra të tjerë të njohur që ngelen surprizë për publikun”.
E derisa ky film të mbërrijë tek shqiptarët, ata do të kenë mundësinë të shoqërohen me filmin e fundit të Drilon Hoxhës “Drej Fundit”, një film ky i cili pa frikë mund të themi se bëri diferencën në prodhimet e fundit filmike të kinematografisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDrenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Diana pyetet për mesazhin që motra tentoi t'ia jepte fshehurazi në vesh: Nuk mund të përgjigjem tani, por familja ime nuk janë kundër lidhjes me Arionin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë