Draxler këmbëngul në kalimin te Barcelona

Pas ardhjes së Neymar dhe Kylian Mbappes, Julian Draxler nuk e ka të sigurt vendin e titullarit tek skuadra e Paris Saint- Germain.
Për këtë arsye talenti gjerman kërkon të largohet nga parisienët.
Mesfushori gjerman pret transferimin te Barcelona në vitin 2018, raporton “Don Balon”.
Draxler ishte pranë largimit nga Franca gjatë afatit kalimtar të verës por në fund mbeti te skuadra e pasur nga Parc des Princes.
Ai ende nuk ka humbur shpresën për largim nga PSG dhe dëshiron kalimin te Barcelona. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
17/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































