LAJMI I FUNDIT:

Dramë e vërtetë politike në Kroaci: Thellohen përplasjet mes presidentit dhe kryeministrit

Dramë e vërtetë politike në Kroaci: Thellohen përplasjet mes presidentit dhe kryeministrit

Ditët e fundit në Kroaci po zhvillohet një dramë e vërtetë politike që po shkakton shqetësime ndërsa lidhet drejtpërdrejt me rendin kushtetues të vendit.

Presidenti Zoran Milanoviq akuzon kryeministrin Andrej Plenkoviq se ka tentuar të sulmojë rendin kushtetues përmes Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë Ushtarake (VSOA).


Pika e diskutimit është synimi i Plenkoviqit për ta vendosur VSOA-në nën drejtimin e drejtpërdrejtë të Ministrisë së Mbrojtjes, në vend që të emërojë dhe shkarkojë drejtorin e Agjencisë në përputhje me procedurën kushtetuese, raporton index.hr.

Sipas deklaratave të presidentit Milanoviq, një veprim i tillë i qeverisë rezulton me kontroll partiak mbi VSOA, i cili do të përjashtohej nga mbikëqyrja demokratike dhe civile. Ai pretendon se Qeveria kërkon të politizojë Agjencinë dhe t’i kthehet mënyrës së menaxhimit që karakterizonte vitet ’90, kur shërbimi inteligjent ushtarak ishte drejtpërdrejt nën Ministrinë e Mbrojtjes.

Në anën tjetër, kryeministri Plenkoviq i hedh poshtë akuzat dhe thekson se Qeveria nuk ka ndërmend të politizojë ushtrinë. Ministri i Mbrojtjes, Mario Banozhiq thotë se vendimi për emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të VSOA është në përputhje me ligjin. Ai këshillon presidentin që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse mendon se është shkelur ligji.

Kjo krizë politike lindi pas skadimit të mandatit të drejtorit aktual të VSOA, Ivica Kinder, dhe mosmarrëveshjes për emërimin e drejtorit të ri. Milanoviq e ftoi Plenkoviqin në një takim rreth një kandidati të përbashkët për drejtor, por kryeministri me vendosmëri refuzoi takimin derisa presidenti të kërkojë falje për “fjalët e ashpra” kundrejt tij.

Situata u përkeqësua më tej sepse Milanoviq kërcënoi me ndëshkimin e ushtarakut që pranon postin e ushtruesit të detyrës të drejtorit të VSOA-s, duke besuar se do të ishin nën vëzhgim politik.

Kompetencat si president i lejojnë atij ta pensionojë ushtarakun që do të pranojë atë detyrë, ngjashëm me atë që bëri ish-presidenti Stipe Mesiq në vitin 2000.

Kjo krizë politike shkakton shqetësim sepse besohet se një lëvizje e tillë e qeverisë mund të dërgojë në kontroll politik dhe politizim të institucioneve të tjera që janë ende nën kontrollin demokratik.

Aktualisht, pritet që Këshilli për Koordinimin e Agjencive të Sigurisë dhe Inteligjencës të mblidhet dhe të propozojë masa për vazhdimin e punës së VSOA. Pas këtij takimi, ministri i Mbrojtjes duhet të shpallë vendimin për emërimin e ushtruesit të detyrës drejtor i VSOA. Situata në Kroaci mbetet e tensionuar dhe rezultati i kësaj krize politike mund të ketë pasoja afatgjata për rendin kushtetues dhe demokracinë e vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Kalo në kategori