LAJMI I FUNDIT:

Dr Dre mund të humbë qindra miliona dollarë nga shkurorëzimi

Dr Dre mund të humbë qindra miliona dollarë nga shkurorëzimi
Dr. Dre dhe Nicole Young (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Dr Dre mund të humbë shuma të majme parash në procesin e shkurorëzimit nga bashkëshortja e tij, Nicole Young, e cila thekson se është detyruar ta nënshkruajë një marrëveshjeje paramartesore.

Ikona e hip-hopit, emri i vërtetë i të cilit është Andre Romelle Young, ka njoftuar në muajin qershor se ai dhe gruaja e tij po ndahen pas 24 viteve martesë.


Mirëpo, tash raportohet se reperi mund t’i humbë miliona dollarë, pasi Nicole ka thënë se është detyruar ta nënshkruajë marrëveshjen paramartesore në vitin 1996 dhe më vonë Dre është penduar dhe e ka shqyer atë.

(Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Në dokumentet e siguruara nga TMZ, gruaja e reperit ka theksuar se ai kishte hequr dorë nga marrëveshja paramartesore dhe është ndier i turpëruar për veprimet e tij, prandaj e ka shqyer duke mos dashur që lidhja e tyre të kishte kufizime financiare.

Pas 24 vitesh martesë, gruaja e Dr.Dre i kërkon divorcin
Lexo po ashtu Pas 24 vitesh martesë, gruaja e Dr.Dre i kërkon divorcin

Mirëpo, burimet pranë 55-vjeçarit kanë mohuar gjithçka që ka thënë Nicole. Sipas tyre, ai nuk është ndier asnjëherë i turpëruar për kontratën paramartesore dhe se akoma e posedon atë.

Dre është shprehur i gatshëm ta paguajë mbështetjen bashkëshortore dhe të gjitha shpenzimet e Nicole, mirëpo 50-vjeçarja dëshiron shumë më tepër para duke theksuar se reperi e ka bërë gjithë pasurinë gjatë martesës së tyre.

(Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Madje, Nicole (e cila është avokate me profesion) ka kërkuar nga gjykatësi që t’i trajtojë si dy çështje të ndara, periudhën e martesës dhe kontratën paramartesore të çiftit.

Dre dhe Young u martuan në vitin 1996 dhe kanë dy fëmijë bashkë, të moshave 23 dhe 19 vjeç, që do të thotë se mbështetja dhe kujdestaria e fëmijëve nuk është pjesë e procesit të shkurorëzimit.

Gruaja e reperit konsideron se ai ka pasuri prej një miliard dollarësh, mirëpo Forbes ka vlerësuar se pasuria e Dr Dre është 800 milionë dollarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

“Ishte humbje kohe” Selena Gomez tregon se ajo ka kaluar vite duke u përpjekur të dukej në një mënyrë 'të caktuar’

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Heidi dhe Romeo duken më të dashuruar se kurrë, dyshja nuk i ndalin puthjet në xhakuzi

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori