LAJMI I FUNDIT:

DPA: Gruevski i frikësohet burgosjes

DPA: Gruevski i frikësohet burgosjes

Agjencia gjermane Deutsche Presse-Agentur (DPA) shkraun se Gruevski i fuqishëm pengon opozitën në marrjen e pushtetit, duke e shndërruar vendin në një peng të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Deutsche Welle, kjo agjenci shkruan se askush deri tani nuk ka arritur ta kthejë vendin në normalitet dhe se klika e Gruevskit nuk lejon marrjen e pushtetit nga opozita, duke e vënë vendin në një pat pozicion.


DPA konsideron se kjo situatë vjen si rezultat i frigës së Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve më të afërm të tij që të mos burgosen, pasi që nga PSP-ja dyshohen për krime të rënda, korrupsion dhe përgjim të dhjetra mijrëra qytetarëve, përfshi kontrollin në media dhe gjyqësi./Telegrafi/