LAJMI I FUNDIT:

“Dot të shqyrtohen të gjithë punësimet që nga vitit 2015 deri në ditët e sotme në Maqedoni”

“Dot të shqyrtohen të gjithë punësimet që nga vitit 2015 deri në ditët e sotme në Maqedoni”

“Komisioni Anti-korrupsion hap pas hapi i analizon të gjithë punësimet me nepotizëm. Përveç emrave që dolën në publik ka edhe raste tjera të cilët janë në procedurë”, thotë Shemsi Sallai, anëtar i Komisionit Anti-korrupsion. Komisioni i shqyrton rastet që nga viti 2015 kur u ndryshua ligji për punësime në administratë.

“Ne s’do ndalojmë vetëm te kjo periudhë. Si bazë e morëm vitin 2015 kur u miratua Ligji për punësimet në administratë publike dhe në sektorin publik. Në vitin 2015 është bërë ndryshim i të gjithë sistamatizimeve në tek institucionet shtetërore dhe nga ky moment do të shqyrtohet zbatimi i procedurave. I përfshin edhe periudhën e pushtetit të tashëm dhe të kaluar”, deklaroi Shemsi Sallai, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Analisti Albert Musliu propozon vendosjen e kamerave dhe incizimin e intervistave, për të parandaluar nepotizmin i cili në Maqedoni që moti ekziston.


“Rekomandimi im do të ishte që gjatë intervistave të vendosen kamerat. S’do t’i kushtonte shumë buxhetit të Maqedonisë”, thotë analisti politik Albert Musliu.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Damjan Mançevski publikisht ju bëri thirrje të gjithë të punësuarit me nepotizëm qoftë nga opozita qoftë na pushtet menjëherë të japin dorëheqje.

Ditëve të fundit në publik u shfaqën emra të familjarëve të funksionarëve të lartë të cilët janë të punësuar në administratë apo te kompanitë me kapital shtetëror. Një pjesë e tyre hoqën dorë nga vendi i punës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rreth 280 mbetje mortore në IML të paidentifikuara nga lufta në Kosovë

Rreth 280 mbetje mortore në IML të paidentifikuara nga lufta në Kosovë

Lajme
Vila përfshihet nga zjarri në Brezovicë, policia jep detaje

Vila përfshihet nga zjarri në Brezovicë, policia jep detaje

Kronika e Zezë
Tentuan grabitjen e një marketi, pesë të arrestuar në Fushë Kosovë

Tentuan grabitjen e një marketi, pesë të arrestuar në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Rama ironizon Berishën që i premtoi fëmijëve rikthimin e TikTok: Gjyshit do t’ia hapim në 12 maj

Rama ironizon Berishën që i premtoi fëmijëve rikthimin e TikTok: Gjyshit do t’ia hapim në 12 maj

Lajme
Prindërit e viktimave nga Koçani nuk lejojnë që trupat e fëmijëve të tyre të dërgohen për obduksion në Shkup

Prindërit e viktimave nga Koçani nuk lejojnë që trupat e fëmijëve të tyre të dërgohen për obduksion në Shkup

Lajme
Gjykata anulon vendimin e KPMSHCK-së për diplomatë të larguar nga MPJD

Gjykata anulon vendimin e KPMSHCK-së për diplomatë të larguar nga MPJD

Drejtësi
Kalo në kategori