LAJMI I FUNDIT:

Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan me ‘stupc’ në dorë

Dosja e Prokurorisë: I arrestuari për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it në Zveçan me ‘stupc’ në dorë

Policia e Kosovës sot ka arrestuar të dyshuarin Nenad Orloviq, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi” për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan më 29 maj.

Më 29 maj 2023, të lënduar kishin mbetur rreth 30 ushtarë të KFOR-it gjatë tentimeve për t’i shpërndarë protestuesit e grumbulluar pranë objektit komunal në Zveçan.


KALLXO.com ka parë dosjen hetimore të personit të arrestuar gjatë ditës së sotme.

Në fotot që ka siguruar KALLXO.com shihet personi i cili pretendohet se ka qenë pjesë e operacionit me një shkop të drurit në dorë.

Burime brenda Prokurorisë kanë thënë se këto prova janë në dosjen e hetimeve dhe se fotot janë dorëzuar sot nga Policia e Kosovës në Prokurorinë Speciale.

Personi i njëjtë besohet se ka qenë pjesë e protestës në Zveçan dhe këto foto të publikuara nga Kallxo.com janë pjesë e dëshmisë.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë, personi i njëjtë po ashtu është identifikuar si pjesë e disa prej problemeve tjera që kanë ndodhur në veri të Kosovës, përfshirë ngjarjet me barrikada ku një person i ngjashëm, i maskuar, shihet afër një kamioni. Në dosjen e hetimit pretendohet se është personi i njëjtë.

Ky është personi i katërt që është arrestuar nën dyshimet për sulm ndaj gazetarëve e pjesëtarëve të KFOR-it gjatë tensioneve në veri që nisën që nga 26 maji.

Arrestohet i dyshuari me nofkat “Nemac” dhe “Rusi” për sulm ndaj KFOR-it
Lexo po ashtu Arrestohet i dyshuari me nofkat “Nemac” dhe “Rusi” për sulm ndaj KFOR-it

Lidhur me këto arrestime, përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell, është shprehur i alarmuar.

Më 13 qershor, Policia e Kosovës kreu një aksion në Mitrovicë të Veriut, ku arrestoi Millun Millenkoviq.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se i arrestuari dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve të ngjarjeve në Zveçan më 29 maj.

Një ditë pas kësaj, tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës u arrestuan nga forcat serbe në veri të vendit me pretendimin se të njëjtit kishin kaluar kufirin. Kjo është cilësuar si rrëmbim nga Qeveria e Kosovës e cila ka publikuar fotografi nga terreni duke argumentuar se policët kanë qenë brenda territorit të Kosovës. Ndaj tyre, autoritetet serbe kanë shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Protestat në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok në veri të Kosovë filluan më 26 maj, kur grupe të serbëve lokalë u grumbulluan para objekteve komunale për të protestuar kundër hyrjes së kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit në to.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori