Borussia Dortmund do të pres Hertha Berlinin në kuadër të xhiros së fundit në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Vendasit në këtë takim luajnë pa ndonjë presion të madh, pasi tanimë kanë siguruar pozitën e dytë në tabelë.

Në anën tjetër Hertha Berlin ka udhëtuar drejt Signal Iduna Park me të vetmin qëllim që të fitojë së paku një pikë për të siguruar mbijetesën.

Pritet një ndeshje shumë interesante me mysafirët që janë më të motivuar për të dhënë maksimumin në këtë sfidë.

Formacionet zyrtare:

Borussia Dortmund: Burki, Guerreiro, Zagadou, Akanji, Can, Witsel, Bellingham, Wolf, Brandt, Reus, Haaland.

Hertha Berlin: Lotka, Pekarik, Boyata, Serdar, Ekkelmkamp, Belfodil, Mittelstadt, Ascacibar, Kempf, Plattemhardt, Tousart.

/Telegrafi/