ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Komisioni Qendror Zgjedhor ka pranuar koalicionin e parë parazgjedhor. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi e ka konfirmuar këtë për Telegrafin.

Elezi ka thënë se koalicioni është emëruar Vakat.


"Kemi pranuar një deklaratë për Koalicion Parazgjedhor me emërtimin: Koalicioni Vakat. Ky koalicion është deklaruar nga 3 Parti Politike nga radhët e komunitetit boshnjak: Demokratska Stranka Bošnjaka, Demokratska Stranka Vatan dhe Ujedinjena Stranka Bošnjaka", ka thënë Elezi.

Ndryshe sot është dita e fundit që partitë politike mund të dorëzojnë koalicionet parazgjedhore në KQZ./Telegrafi/