Nga dita e djeshme kur edhe është shpallur rezultati përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë dorëzuar 100 ankesa nga partitë politike dhe kandidatë për deputetë.
Kryesuesi i Sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, tha për KosovaPress se deri më tani janë paraqitur gjithsej 100 ankesa.
Prinë Partia e Pavarur Liberale (SLS) me gjithsej 42 ankesa, derisa për nga numri i ankesave e dyta radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me gjithsej 23 ankesa.
“Deri më tani janë dorëzuar në PZAP apo subjektet politike, kandidatët e tyre i kanë dorëzuar gjithsej 100 ankesa. SLS ka dorëzuar më së shumti ankesa 42, Lidhje Demokratike ka dorëzuar 23, Partia Demokratike ka dorëzuar 12 ankesa, koalicioni NISMA-AKR-PD ka dorëzuar 6 ankesa, Lëvizja Vetëvendosje 5 ankesa një parti tjetër serbe PKS ka dorëzua 4 ankesa dhe disa parti të vogla me dy apo një ankesë”, tha Desku.
Desku tha se kryesisht natyra e ankesave ndërlidhet me mos përputhje të rezultateve, derisa tha se prijnë kandidatët për nga numri i ankesave.
“Kryesisht kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve mos përputhjen e rezultateve mungesa e votave kryesisht kjo është natyra e ankesave… Ka edhe të subjekteve por ka edhe të kandidatëve për shembull tek SLS të gjitha ankesat 42 janë prej vetë subjektit, edhe të Nisma ka edhe të subjektit edhe të kandidatëve pjesa tjetër mund të themi se është e kandidatëve”, deklaroi ai.
Sekretari i PZAP-së për KosovaPress tha se Paneli Zgjedhor ka kohë 72 orë që tu jap përgjigje palëve të ankuara.
Pas pranimit të vendimit nga PZAP-i, subjektet politike që janë sërish të pakënaqura, kanë të drejtë të paraqitjes së ankesave në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve.
“Paneli është i obliguar që brenda 72 orëve të shqyrtojë, të vendos dhe të marr vendime dhe me vendime t’i njoftoj palët. T’iu përgjigjet palëve brenda 72 orëve, ndërsa ndaj vendimeve të PZAP kushdo që është i pakënaqur mund t’i kundërshtojë këto vendime në Gjykatën Supreme brenda 24 orëve”, u shpreh Desku.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme Komisionit Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit ku prinë Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 220 mijë e 811 vota, apo shprehur në përqindje 26.159 përqind, Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 206 mijë e 458 vota apo 24.458 përqind, Partia Demokratike e Kosovës ka 178 mijë e 645 vota apo 21.163 përqind, AAK-PSD ka marr 96 mijë e 883 vota apo 11.477 përqind, Lista Serbe 57 mijë e 15 vota apo 6.754 përqind, Nisma Socialdemokrate- Aleanca Kosova e Re- Partia e Drejtësisë ka 42 mijë e 72 vota apo 4.984 përqind. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNgacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre