LAJMI I FUNDIT:

Dorëhiqet ‘zotëria i pensioneve’, por Franca mbetet në kaos nga grevat

Dorëhiqet ‘zotëria i pensioneve’, por Franca mbetet në kaos nga grevat

Një tjetër goditje e fortë vjen për qeverinë e një France të paralizuar prej 12 ditësh nga greva e transportit kundër reformës së pensioneve.

Si rrjedhojë e kësaj është dorëheqja e arkitektit të projektit të kërkuar nga Emmanuel Macron, Jean- Paul Delevoye, i ashtuquajturi “Pension Monsieur” apo “zotëria i pensioneve”.


Njeriu i besuar i Macronit, i cili e kishte emëruar atë dy vjet më parë për të hartuar reformën e pensioneve, foli për “sulme të dhunshme” dhe “gënjeshtra” kundër tij por me qëllimin e vërtetë për të “goditur një projekt thelbësor për Francën”.

Elysée e mori goditjen dhe menjëherë njoftoi se, “së shpejti” Delevoye do të zëvendësohet.

Franca goditet nga greva të reja kundër reformës së pensioneve
Lexo po ashtu Franca goditet nga greva të reja kundër reformës së pensioneve

Krijuesi i reformës pranoi se kishte “harruar” të deklaronte pozicionin e tij si administrator në një kompani sigurimesh. Por në vazhdën e këtij zbulimi, ai përfundoi në qendër të vëmendjes dhe u detyrua të pranojë se kishte 13 “harresa”, megjithëse kryesisht jofitimprurëse.

Për më tepër, ai mbajti rolin qeveritar pavarësisht se ishte president i një qendre studimi për arsimin, një situatë e turpshme deri në atë pikë sa personi i interesuar u angazhua menjëherë për të kthyer atë që kishte marrë nga detyra të paautorizuara. /Telegrafi/