LAJMI I FUNDIT:

Dorëheqja e Vitisë nga posti i ministrit, mbi 50 për qind e respodentëve e vlerësojnë të mirë punën e tij në MSH

Dorëheqja e Vitisë nga posti i ministrit, mbi 50 për qind e respodentëve e vlerësojnë të mirë punën e tij në MSH

Arben Vitia sot ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Ish-ministri në konferencën e mbajtur para mediave, deklaroi se Ministria e Shëndetësisë ka pasur disa suksese gjatë kësaj periudhe, teksa ka përmendur menaxhimin e pandemisë COVID-19, vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19, etj, transmeton Telegrafi.


Vitia pohoi se për të ka qenë privilegj t’i shërbejë popullit gjatë kësaj kohe të vështirë, por që tashmë po e përmbyll angazhimin e tij, për të vazhduar me garën për të parin e Prishtinës.

“Pata privilegjin t’i shërbejë popullit në kohë të vështirë. Më lejoni të ju njoftoj për vendimin që e kam marrë në dakordim me kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Unë sot po e përmbylli angazhimin tim në këtë detyrë, me të cilën më pat ngarkuar Kurti, ku jam mirënjohës ndaj tij”, deklaroi ai.

COVID-19, Vitia: Deri në fund të vitit do të vaksinohen 75 për qind e popullatës
Lexo po ashtu COVID-19, Vitia: Deri në fund të vitit do të vaksinohen 75 për qind e popullatës

Dorëheqja e Vitisë nga posti i ministrit në kohë pandemie dhe kandidimi i tij për kryetar të Prishtinës u komentua shumë nga qytetarët, disa e mbështeten e disa e kritikuan atë.

Megjithatë, në një pyetësor të realizuar nga Telegrafi, ku pjesëmarrës ishin mbi 3 mijë qytetarë, puna e Vitisë në Ministrinë  e Shëndetësisë u vlerësua si e mirë nga 56% e respodentëve.

28% e respodentëve mendojnë se Vitia ka bërë punë jo të mirë, kurse 16% e kanë vlerësuar si mesatare punën e tij për gjatë kësaj kohe.

Ndryshe, Vitia kishte marrë detyrën e ministrit të Shëndetësisë më 4 shkurt 2020, por që më pas Qeveria Kurti 1 ishte rrëzuar, ai ishte rikthyer në krye të MSH-së  më 23 mars 2021, pas votimit të Qeverisë Kurti 2.

Pasuese e Vitisë në Ministrinë e Shëndetësisë do të jetë Dafina Gexha-Bunjaku. /Telegrafi/