Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka vizituar dy fëmijët të cilëve iu vdiq nëna nga COVID-19 ditë më parë.
Kadaj-Bujupi përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të sigurojnë bursë të përhershme për dy fëmijët të cilët tashmë jetojnë vetëm.
Ajo theksoi se babi i tyre, ka qenë ish-luftëtar , i cili ka ndërruar jetë vite më parë, prandaj edhe fëmijët tashmë janë të vetëm.
“Sot vizitova Erblinin dhe Erblinën. Fatkeqësisht ditë më parë nëna e tyre humbi jetën nga virusi Covid-19. Babai, ish-luftëtar, ka ndërruar jetë vite më parë, ndërsa sot këta dy fëmijë jetojnë krejtësisht të vetëm. Unë i thërras së pari institucionet që të sigurojnë bursë të përhershme dhe atë menjëherë”, shkruan deputetja e AAK-së.
Po ashtu ajo u ka bërë thirrje njerëzve të vullnetit të mirë, që t’i ndihmojnë këta fëmijë.
“Gjithashtu thërras njerëzit e vullnetit të mirë që të lajmërohen dhe të ofrojnë ndihmën e tyre. Është kohë e vështirë, prandaj mund të ia dalim vetëm duke ngritur njëri-tjetrin lartë. Le të tregojmë kujdes dhe solidaritet tani kur duhet më së shumti. Së bashku t’i tregojmë Erblinit dhe Erblinës se nuk janë të vetëm në këtë betejë”,shkruan Kadaj-Bujupi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City