LAJMI I FUNDIT:

Donçev: Nuk kishte asnjë tentativë nga shteti që të bllokohet hyrja e “Diaverum Suedi” në Diamed

Donçev: Nuk kishte asnjë tentativë nga shteti që të bllokohet hyrja e “Diaverum Suedi” në Diamed

Një ditë pas padisë së dorëzuar nga biznesmenja Vera Ivanova për ministrin e shëndetësisë Filipçe dhe drejtorin e Fondit Shëndetësor Den Donçev për fushatë kundër një kompanie suedeze, numri një i fondit Donçev shfajësohet duke thënë se nuk është bërë asnjë lloj krimi dhe se nuk ka pasur kontakte me kompaninë suedeze.

“Nuk kishte asnjë tentativë nga shteti që të bllokohet hyrja e “Diaverum Suedi” në Diamed. Regjistri qendror e transferoi në mënyrë të rregullt pjesën nga Vera Ivanova dhe Smart Holding Dubai në Diaverum, ndërsa ajo kompani tanimë dhjetë muaj menaxhohet me DIAMED Maqedoni”, tha Den Donçev, Drejtor i Fondit Shëndetësor.


Donçev shtoi se që vitin e shkuar në Janar, deri tek Ambasada Suedeze kanë dërguar informacion se planifikojnë të hapin hetim rreth ndarjes së koncesionit për Qendrat për dializë, të cilat shteti i ka dhënë për 20 vjet dhe se në rast të ndërprerjes së marrëveshjes, duhet të paguaj dëm prej 20 milion euro.

Gjatë ditës së djeshme biznesmenja nga Shkupi Vera Ivanova e paraqiti padi penale ndaj ministrit të shëndetësisë dhe drejtorit të Fondit nën akuzën se kanë ndërmarrë veprime me të cilat e kanë dëmtuar atë dhe buxhetin e shtetit, duke tentuar të pengojnë hyrjen e investimit të huaj në vend gjegjësisht një kompani suedeze, në vlerë prej 11,5 milion euro./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd

Lajme
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës

Lajme
Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Flet neuropsikiatri që trajtoi nënën që dyshohet se u vetëvra duke u hedhur në lumin Buna me tre fëmijët

Lajme
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë

Lajme
The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

The Telegraph: Një në tre gra britanike ndihet e trishtuar, më keq se ato në Kosovë e në Arabinë Saudite

Lajme
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori