LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump shpërndan emrin e informatorit, më vonë fshin mesazhin

Donald Trump shpërndan emrin e informatorit, më vonë fshin mesazhin

Presidenti amerikan Donald Trump bëri një postim në Twitter, të cilin më pas e fshiu, ku përfshihej emri i personit që aludohet të jetë informatori anonim, ankimimi i të cilit mundësoi ngritjen e akuzave nga Dhoma e Përfaqësuesve me qëllim shkarkimin nga detyra të zotit Trump.

Pak përpara mesnatës të së premtes, presidenti Trump ripostoi një mesazh në Twitter të shkruar nga llogaria @Surfermom77. Në Twitter pretendohet se kjo llogari i përket një gruaje të quajtur Sophia, e cila jeton në Kaliforni. Në këtë llogari vihen re shenja aktiviteti të lartë, të pazakontë si dhe foto profili me imazhe të marra nga interneti.


Deri në mëngjesin e së shtunës, postimi në fjalë ishte hequr nga llogaria e Presidentit Trump, megjithëse mund të gjendet ende në disa arkiva, ndër to edhe një faqe interneti që arkivon çdo mesazh në Twitter të presidentit.

Zoti Trump ka mbështetur vazhdimisht përpjekjet për zbulimin e identitetit të informatorit. Por kjo është hera e parë që ai e poston emrin e aluduar për ta parë të 68 milionë ndjekësit e tij.

Zbulimi i emrit të informatorit, një punonjës i shërbimeve të zbulimit, mund të jetë shkelje e ligjeve federale që kanë gëzuar historikisht mbështetjen e të dyja palëve politike.

Informatori paraqiti një ankesë në muajin gusht lidhur me një bisedë telefonike mes Presidentit Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelenskiy si dhe për disa shkëmbime të tjera me këtë vend të Evropës Lindore.

Ankesa shtyu Dhomën e Përfaqësuesve të fillojë një proces hetimor që përfundoi me ngritjen e akuzave me qëllim shkarkimin e Presidentit Trump. Çështja pritet të shkojë në Senat, ku gjasat janë që shumica republikane ta lirojë presidentin nga akuzat e ngritura prej Dhomës së Përfaqësuesve. /voa/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori