LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump, së shpejti i vetëm në Shtëpinë e Bardhë!?

Donald Trump, së shpejti i vetëm në Shtëpinë e Bardhë!?

Që pas deklarimeve të diskutueshme të Donald Trump-it lidhur me ngjarjet në Charlottesville janë shtuar dorëheqjet në shenjë proteste. Edhe mbështetësit besnikë si Stephen Bannon i lanë lamtumirën Shtëpisë së Bardhë.

“Është mungesa e qëndrueshmërisë së presidentit të SHBA-ve, që tregon se ky influencohet nga mendimi i atyre që e rrethojnë”, thotë kryetari i Qendrës Christian Cultural Centers, A.R. Bernard, lidhur me dorëheqjen e tij nga këshilli evangjelikan i Donald Trumpit.


“Unë do të preferoja të isha në radhë të parë i krishterë. Por, Amerika ka krijuar një mjedis, që më detyron, të jem në radhë të parë një zezak, që jeton në Amerikë”, thotë Bernard.

Drejtuesi i kishës me këtë nënkupton ngurrimin e Trumpit për t’iu kundërvënë forcimit të dhunës së djathtë në SHBA dhe për ta dënuar atë me fjalë të qarta.

Bernard nuk është i vetmi që largohet nga forumi i konsulencës në shenjë proteste ndaj deklaratave relativizuese të Trumpit në sfondin e ekseseve të dhunës së djathtë në Charlottesville. Javën e kaluar , presidentit të SHBA-ve iu desh të shpërbëjë dy forume me shefa koncernesh për shkak të shumë dorëheqjeve. Kësisoj ai hoqi dorë nga plani për themelimin e një forumi konsulence për infrastrukturën. Të premten u vetëshpërbë edhe komisioni për artin dhe shkencat shoqërore.

Trump gjithnjë e më shumë po mbetet vetëm, edhe sepse shumë nga të besuarit e tij po hasin edhe vetë në kritika. Investitori Carl Icahn, miliarder dhe mbështetës qysh në fillim i Trumpit, u tërhoq për të mos e rënduar presidencën e tij. Biznesmeni Icahn vazhdimisht kritikohej se me këshillat e tij ndaj qeverisë, ai mund të influencojë në favor të bizneseve të veta.Forumet e konsulencës së Trump-it po zvogëlohen gjithnjë e më shumë.

E, së fundi u largua nga Shtëpia e Bardhë edhe Stephen Bannon, i cili konsiderohej si presidenti në prapaskenë dhe një përfaqësues i flaktë i politikës nacionaliste ekonomike të presidentit. Bannon, ndonëse donte të vazhdonte “edhe më tej luftën për Trump”, ai deklaroi, në një intervistë për portalin e lajmeve “The Weekly Standard”, se: “Presidenca Trump, për të cilën ne luftuam dhe ia dolëm, ka marrë fund.” Forcat e moderuara në Kongres kësisoj do të fitojnë peshë. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori