LAJMI I FUNDIT:

Donald Trump, dil nga skena politike!

Donald Trump, dil nga skena politike!

Jo, ngjarjet e 6 janarit nuk ishin një shkarje. Ato nuk ishin as rastësi. Ato ishin pasoja e pashmangshme e një presidence katërvjeçare që mbështetej në tërbim në vend të së vërtetës dhe që ishte në gjendje ta kthente qëndrimin politik të mbështetësve në urrejtje ndaj “tjetrit”.

Isha në vendin e ngjarjes dhe e përjetova me sytë dhe veshët e mi se si fjalimi i Donald Trumpit, në atë ditë të ftohtë janari, i ktheu demonstruesit kryesisht paqësorë në një turmë të zemëruar. Nuk ka absolutisht asnjë dyshim që presidenti u kërkoi njerëzve të sulmonin Kapitolin. Si duhet të kuptohen ndryshe fjali si kjo: “Jo, ne nuk do ta vëmë kurrë nën kontroll vendin tonë me dobësi, ju duhet të tregoni forcë dhe duhet të jeni të fortë”. Ai i bëri thirrje masës – e kombinuar kjo me kërkesën për të marshuar drejt Kapitolit.


Unë fola me njerëzit që kishin ardhur në kryeqytet nga i gjithë vendi për të protestuar për rezultatin gjoja të “vjedhur” të zgjedhjeve. Shumica ishin amerikanë të zakonshëm të cilët janë vërtet të bindur se fituesi i vërtetë i zgjedhjeve presidenciale është Donald Trumpi. Të mashtruar nga gënjeshtrat e tij. Të mbërthyer në flluskat e tyre të mediave sociale. Të brohoritur nga ata politikanë të lartë republikanë që, krejtësisht të papërgjegjshëm, ndihmuan në ndërtimin e kësaj ndërtese të rrezikshme gënjeshtrash. Dhe, që kanë sakrifikuar betimin e tyre për të respektuar kushtetutën ndaj lakmisë së tyre personale për pushtet.

E, pikërisht sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me një grusht të të krisurve, demokratët duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të parandaluar që presidenti në detyrë të kandidojë përsëri. Donald Trumpi i ka lyer duart me gjak. Në sulmin ndaj Kapitolit vdiqën njerëz. Vetëm kjo është arsye e mjaftueshme për të ndjekur një procedurë të dytë të largimit nga posti. Por, është edhe më e rëndësishme të organizohen shumicat e duhura në Kongres për të miratuar një dekret që siguron që Donald Trumpit të mos i lejohet kurrë të kandidojë për poste publike. Kjo kërkon një shumicë prej dy të tretave e cila arrihet vetëm kur rreth 20 republikanë të reflektojnë.

Këto janë vendime të vështira që duhet të marrin demokratët në ditët në vazhdim. Ndjekja menjëherë e procedurës, sjell rrezikun që javët e para të presidencës së Joe Bidenit të kalojnë në hijen e diskutimeve për të ardhmen e Donald Trumpit. Prandaj disa argumentojnë se duhej pritur derisa të fillojë punën qeveria e re dhe të ndërmerren hapa të rëndësishëm për të mbijetuar në luftën kundër katastrofës Covid-19. Rreth tre dhe katër mijë njerëz vdesin çdo ditë nga virusi në Shtetet e Bashkuara.

Mund të ndodhë që këto hapa të konfirmojnë shumë mbështetës të Trumpit në pretendimin se sistemi politik në Shtetet e Bashkuara është “infiltruar”. Por kjo duhet të bëhet kabull.

Partia Republikane ka treguar herë pas here se nuk e kundërshton dot lojën e pushtetit të Donald Trumpit. Po të ketë mundësi të kandidojë përsëri pas katër vjetësh, ai do të vazhdojë t’i mbajë peng republikanët dhe t’i marrë me vete. Dhe, jo vetëm kaq. Në vitin 2020, për Donald Trumpin votuan 73 milionë vetë. Në vitin 2024 është plotësisht e mundur që ai do të ketë disa miliona të tjerë me vete, po të vazhdojë të punojë për ta riinterpretuar realitetin në një shfaqje alla Trump – me perspektivën e kthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Duhet t’u bëhet e qartë të gjithë njerëzve me përgjegjësi politike se përhapja e gënjeshtrave dhe nxitja e urrejtjes ka pasoja – dhe e përfundon karrierën politike menjëherë. Stuhia në Kapitol ishte vetëm një parashije e asaj që mund të vijë. /DW/

Në trend

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Kalo në kategori