Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka mbajtur koncertin e tij përmbyllës të sezonit veror në zemër të Drenicës.

Ai ka performuar në Skenderaj para mijëra qytetarëve, disa nga hitet e repertoarit të tij.


Nga pamjet që reperi drenicas ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, shihet se interesimi i qytetarëve për ta ndjekur nga afër koncertin e tij ka qenë vërtetë i madh.

Në videon e publikuar nga koncerti masiv, reperi shkroi në mbishkrimin e saj: “Don Xhoni për president. N’Drenicë mirë se na vini”.

Ndërkohë vetëm pak minuta më vonë, ai ndau me ndjekësit në InsatStory një video, e cila është realizuar nga një fans në mes të turmës.

Në video mund të shihet se si në një prej frazave më të famshme të një prej ‘freestyle’-ve të tij, dëgjohen krisma në sfond.

Nuk dihet nëse krismat në fjalë kanë qenë të vërteta apo improvizim, por Don Xhoit duket se i ka pëlqyer fakti që faqet në rrjetet sociale kanë shkruar se është gjuajtur me armë në koncertin e tij.

Ai ka shpërndarë një postim të faqes Mitrovica Sot ku shkruhej: “Nën ritmin e Don Xhoni nuk durohen drenicasit, në mes qindra qytetarëve gjuajnë me armë”, dhe i njëjti e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Prej të 99-tës e dinë secili prej këtyre”.

don

Don Xhon përndryshe ka qenë ndër reperët më aktiv këtë verë me projekte muzikore e koncerte të shumtë anë e mbanë trevave shqiptare. /Telegrafi/