LAJMI I FUNDIT:

Domingo: Ramë Lahaj, një prej fituesve më të mëdhenj të Operalias (Video)

Domingo: Ramë Lahaj, një prej fituesve më të mëdhenj të Operalias (Video)

Tenori Placido Domingo, vlerëson talentin e tenorit shqiptar, Ramë Lahaj!

Kjo bëhet e ditur përmes një postimi që Lahaj bëri në profilin e tij në Facebook.


“Jam më se i nderuar që më në fund mund të ndaj me ju këtë video, ku tenori legjendar Placido Domingo, e vlerëson dhe e mbështet talentin dhe karrierën time”, ka thënë Lahaj. “Fjalët nuk mund ta përshkruajnë, sa i lumtur ndihem që jam pjesë e karrierës së tij”.

Në video shihet momenti kur Domingo ndan çmim Lahajt për zërin më të mirë.

“Rama është një prej fituesve më të mëdhenj të Operalias”, thotë ai. “Ka interpretuar në teatrot më të rëndësishme të botës”.

Për më shumë, shikojeni videon dhe interpretimin e përbashkët të Lahajt me Domingon. /Telegrafi/