LAJMI I FUNDIT:

Domatet dhe sulmi i zemrës: Sa domate duhet t’i hani për ta zvogëluar rrezikun?

Domatet dhe sulmi i zemrës: Sa domate duhet t’i hani për ta zvogëluar rrezikun?

Sulmet e zemrës janë urgjencë serioze mjekësore që kërkojnë tretman të menjëhershëm.

Sulmi i zemrës shkaktohet kur furnizimi i zemrës me gjak papritmas bllokohet, transmeton Telegrafi.

Sipas ekspertëve, ndryshimi i dietës dhe stilit të jetesës mund t’ju ndihmojë t’i zvogëloni shanset për sulm në zemër.

Dieticistja Juliette Kellow dhe nutrocinistja Dr. Sarah Brewer kanë thënë se duke ngrënë më shumë domate ju e ulni kolesterolin dhe shtypjen e gjakut – që të dyja këto janë faktorë të sulmeve të zemrës.

Efektet shëndetësore të domateve vijnë nga licopeni, antioksidues i fuqishëm që njëkohësisht e rritë edhe nivelin e kolesterolit të mirë në trup.

Ndër tjerash, domatet janë burime të mahnitshme të vitaminës A dhe C.

Sa i përket asaj se sa shpesh duhet të hani domate, ekspertët thonë se mjafton ta konsumoni një domate në ditë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori