LAJMI I FUNDIT:

Doli nga dhoma ku po qëndronte i karantinuar, pas 8 sekondash burri në Tajvan gjobitet me 3,500 dollarë

Doli nga dhoma ku po qëndronte i karantinuar, pas 8 sekondash burri në Tajvan gjobitet me 3,500 dollarë

Autoritetet tajvaneze e kanë gjobitur një burrë me 3,500 dollarë pasi theu rregulloret e karantinës për vetëm tetë sekonda.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, burri një punëtor migrant nga Filipinet, ishte në karantinë në një hotel në Kaohsiung City kur doli për pak kohë nga dhoma e tij për në corridor.


Burri u kap nga stafi i hotelit pas pamjeve nga kamerat e sigurisë, derisa ekipi kontaktoi Departamentin e Shëndetësisë, njoftoi Agjencia e Qendrore e Lajmeve në Tajvan (CNA).

Departamenti i e gjobiti atë me rreth 3,500 dollarë për thyerjen e rregullave.

Sipas rregullave të karantinës në Tajvan njerëzit nuk lejohen të largohen nga dhomat e tyre, pa marrë parasysh për sa kohë. /Telegrafi/