LAJMI I FUNDIT:

Dolën të suksesshme në minj, testimet do të vazhdojnë në majmunë – Tajlanda tregon se kur mund të ketë gati një vaksinë për coronavirus

Dolën të suksesshme në minj, testimet do të vazhdojnë në majmunë – Tajlanda tregon se kur mund të ketë gati një vaksinë për coronavirus

Tajlanda do të fillojë testimin e vaksinës mRNA te majmunët javën e ardhshme pas provave të suksesshme në minj, tha Taweesin Wisanuyothin, zëdhënës i Qendrës së qeverisë për Administrimin e Situatës COVID-19.

Madje sipas tij, “Vaksina Thai, pritet të përdoret vitin e ardhshëm”, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.


Më shumë se 100 vaksina të mundshme për COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga coronavirusi, janë duke u zhvilluar, duke përfshirë disa në provat klinike, por Organizata Botërore e Shëndetit në prill kishte paralajmëruar se një vaksinë do të zgjaste të paktën 12 muaj.

Vaksina Thai është duke u zhvilluar nga Instituti Kombëtar i Vaksinave, Departamenti i Shkencave Mjekësore dhe qendra e kërkimit të vaksinave të Universitetit Chulalongkorn.

Tajlanda u rendit në vendin e pestë globalisht, pak përpara Koresë së Jugut, për reagimin e shpejtë ndaj dhe zbutjes së përhapjes së një epidemie në raportin e Indeksit Global të Sigurisë Shëndetësore të Johns Hopkins në vitin 2019.

Në këtë drejtim, Tajlanda, vendi i parë jashtë Kinës që zbuloi një rast të coronavirusit në janar, dëshiron të jetë një nga të parët që ka një vaksinë të gatshme për përdorim, tha Taweesin.

Ndryshe, Tajlanda ka raportuar gjithsej 3,034 raste nga coronavirusi dhe 56 vdekje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori