LAJMI I FUNDIT:

Dokumentar për dëshmorin e demonstratave të ‘81-shës në Prishinë: Naser Hajrizi ra në ballë të demonstratave, me flamur në dorë

Dokumentar për dëshmorin e demonstratave të ‘81-shës në Prishinë: Naser Hajrizi ra në ballë të demonstratave, me flamur në dorë

Është shënuar përvjetori i 36-të i rënies së dy dëshmorëve të parë të demonstratave të vitit 1981, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva.

Me këtë rast, në kinemanë ABC në Prishtinë, është promovuar filmi dokumentar “Për ty Atdhe”, kushtuar dëshmorit Naser Hajrizi.

Në një fjalë rasti, Jashar Alija, ish-veprimtar politik tha se më 2 prill 1981, Naser Hajrizi ra në ballë të demonstratave, me flamur në dorë, në qendër të Prishtinës.

“Naser Hajrizi që në rininë e hershme hyri në lëvizjen kombëtare të kohës. Kur të rinjtë përkushtohen për një ideal të madh, siç është ai i çlirimit kombëtar, burrërohen më shpejtë, formojnë personalitetin e tyre kombëtar më shpejtë dhe bëhen më të pjekur. Naseri me virtytet e larta, si guximi, besnikëria, vullneti për dije dhe vendosmëri po bëhej një veprimtar premtues i së ardhmes së Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, për të cilën kishte aq shumë nevojë lufta në vijim”, tha ai.

Naser Hajrizi u lind më 7 gusht të vitit 1962, në fshatin Henc të Fushë Kosovës. Ai, bashkë me Asllan Pirevën, janë dy dëshmorët e parë të demonstratave të 2 prillit 1981, gjatë të cilave u vranë nga oficerë ushtarakë të vendosur në objektin e Bankës.

Një rrugë në Prishtinë dhe një tjetër në Vushtrri mbajnë emrin e këtij dëshmori. Në vendin ku të dy dëshmorët u vranë është vendosur një pllakatë ku çdo vit bëhen homazhe për nder të kujtimit dhe heroizmit të këtyre dy të rinjve.

Dokumentari dokumentar “Për ty Atdhe” është punuar nga Agim Sylejmani nën regjinë e regjisorit Fitim Shala. Ai është shfaqur sot në sallën e mbushur plot të kinemasë ABC në Prishtinë. Pjesë e dokumentarit, pos familjarëve, profesorëve, shokëve e shoqeve të dëshmorëve janë edhe Jakup Krasniqi e Rexhep Qosja. /KosovaPress/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori