LAJMI I FUNDIT:

Dogji veturat me targa RKS në veri, dënohet me shtatë muaj burgim serbi Millovan Bozoviq

Dogji veturat me targa RKS në veri, dënohet me shtatë muaj burgim serbi Millovan Bozoviq
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me shtatë muaj burgim serbin Millovan Bozoviq, i cili ka pranuar fajësinë për veprën – pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm – paraparë me Kodin Penal.

Millovan Bozoviq kishte djegur dy vetura që kishin regjistrimin RKS.


Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi konfirmoi për Telegrafin se të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarit M.B, i akuzuar për veprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi nga neni 404 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari M.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) muaj, për veprën penale Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi, të akuzuarit në dënimin e shqiptuar i llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim, nga data 01.04.2023 deri me datë 26.10.2023”, tha ajo.

Djegia e veturave RKS në veri, arrestimi i të dyshuarit dhe “kërcënimi” i Listës Serbe - çfarë ndodhi të shtunën në Kosovë
Lexo po ashtu Djegia e veturave RKS në veri, arrestimi i të dyshuarit dhe “kërcënimi” i Listës Serbe - çfarë ndodhi të shtunën në Kosovë

Tutje, Gashi shtoi se i akuzuari M.B obligohet të paguajë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të kësaj gjykate dhe në emër të paushallit gjyqësor të paguaj shumën në lartësi prej 100 €, po ashtu obligohet që në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit të paguajë shumën prej 100 euro, të gjitha këto në afatin prej 15 ditëve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të dëmtuarit V.K dhe D.S nuk kanë parashtruar kërkesë pasurore juridike.

Me datë 30.03.2023 në Zubin Potok i akuzuari M.B kishte marr pjesë në turmën e mbledhur prej më shumë se tetë (8) personave, të cilët me veprime të përbashkëta kishin kryer një apo më shumë vepra të rënda penale si Zjarrëvënia dhe Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, në atë mënyrë që në orët e mëngjesit në rrugën “Luka Pridvorjanina”, kishin djegur dy vetura e të cilat mbanin targat e regjistrimit RSK, vetura këto të cilat ishin pronë e të dëmtuarit V.K dhe të dëmtuarit D.S, ku si pasojë e djegies së tyre kishin shkaktuar dëm të konsiderueshëm material.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori