Dogana then rekord, për tre muaj mbledh 176 milion euro

“Sa i përket mbledhjes së të hyrave, Dogana për herë të parë, ka thyer rekord në inkasimin e të hyrave, për herë të parë në historinë e saj, në tremujorin e parë të vitit, ka inkasuar 167 milion e 319.530 euro, që i bie më shumë 14 për qind kundrejt vitit 2013, gjersa në vitin 2013, ne kishim 147 milion e 177,448 euro, në këtë tremujor të vitit 2014, kemi 167 milion e 319,540 euro. Por përveç që e tejkaluam vitin e kaluar me vlerën mbi 20 milion, ne tejkaluam edhe projeksionet që ishin paraparë nga departamenti i makrove i MEF-it, sipas ligjit të buxhetit”, ka thënë drejtori i Doganës.
Doganat e Kosovës sot kanë prezantuar edhe një program të quajtur Ka nali i Kaltër, që ka të bëjë me lehtësirat doganore për bizneset apo kompanitë që në dy vitet e fundit nuk kanë pasur asnjë kundërvajtje nga dogane, që nuk kanë ulur vlerën doganore brenda dy viteve dhe që brenda kësaj periudhe kanë respektuar në tërësi ligji nëpër doganat e Kosovës.
Ky program sipas drejtorit të Doganave aplikohet për herë të parë në Kosovë, e që vendet e rajonit ende nuk e kanë një program të tillë.
“Në këtë kanal do të përfitojnë 40 kompani, të cilat i ka selektuar sistemi, këto 40 kompani do të kenë një kohë shumë më të ulët, për një kohë shumë më të shkurtër do ta doganojnë mallin brenda doganës dhe malli do të lëviz shumë më shpejt nëpërmjet terminaleve doganore, brenda 15 minutave në rast se oficerët doganorë nuk ndërhyjnë në deklaratën doganore , malli lirohet për të dal nga mbikëqyrja doganore, për t`u lëshuar në qarkullim të lirë. Kompanitë të cilat e përfitojnë këtë, janë kompanitë që kanë respektuar dy vitet e fundit në plotëni ligjin e doganave dhe akcizës, janë kompani që për dy vite nuk e kanë ulur vlerën doganore, dmth dogana në asnjë deklaratë doganore nuk e ka kontestuar vlerën e tyre, janë kompani që në dy vitet e fundit nuk e kanë asnjë kundërvajtje të vetme dhe janë kompani që kanë qarkullim më shumë se dy milion”, thotë ai.
Dogana e Kosovës që nga e hëna do të fillojnë edhe një fushatë kundër korrupsion ku kanë lëshuar në qarkullim dy numra telefoni, ku secili qytetarë mund të raportojë korrupsionin. Numri për thirrje pa pagesë është 0800 50 095 si dhe numri ku mund të dërgohen mesazhe është 50095. Të gjitha thirrjet dhe sms do të jenë konfidenciale dhe se doganat do t`i kthejnë përgjigje qytetarëve për rezultat e dala. /Telegrafi/


















































