Dogana e Kosovës ka reaguar ndaj publikimeve në lidhje me gjetjet e Zyrës kombëtare të Auditorit për Doganën.
Në reagimin e saj, Dogana e Kosovës thotë se raporti final i auditorit është mjaft profesional dhe nuk ka gjetur asnjë shkelje serioze, materiale dhe është raporti më i mirë për disa vitet e fundit.
“Opinioni i auditorit është i pamodifikuar qe do te thotë se pasqyrat financiare paraqesin pamje të drejtë dhe ligjore, ku krahasuar me vitet paraprake raporti -opinioni ka qenë me theksim te çështjes”, thuhet në reagimin dërguar mediave.
Sipas Doganës, në raport janë disa të gjetura ne aspektin procedural por që nuk janë materiale, që kane pas efekt ne taksa apo të hyra, siç është zhdoganimi në mungesë të licencës për mallra me akcize.
“…ku rasti në fjale ka pasur licence valide të vazhduar nga MTI., ku kërkohet pastaj licencë nga Dogana dhe Dogana gjithashtu ia ka konfirmuar licencën ku vetëm për çështje teknike dhe për të mos pritur mauna, një dite të vetme para protokollimit të licencës dogana ka zhdoganuar malli ku i ka paguar te gjitha taksat dhe asnjë cent nuk ka munguar në të hyra. Ky rast siç është raportuar në disa media nuk ka të bëje fare me shmangie nga të hyrat dhe as raporti i auditorit nuk e ka evidentuar”, thuhet më tej në njoftimin e dërguar për media.
Rasti tjetër ku ceket vlerësimi i mallrave , sipas Doganës duhet të lexohet drejt raporti sepse auditori ka evidentuar dy raste ku njeri rast ceket se dogana ka marrë veprimet dhe rasti tjetër është pa asnjë ndikim ne te hyra, pra theksohet përdorimi i metodave të vlerësimit por pa efekte financiare.
“Çështja e llogarive të arkëtueshme vlerësohet lartë angazhimin dhe veprimet e ndërmarra te Doganës, por auditori thekson se këto kanë të bëjë me rastet që nga viti 2002 që janë raste nëpër procedura penale dhe administrative nëpër gjykata dhe kërkon një angazhim ndërinstitucional, sepse e cek në raport se dogana i ka dërguar lëndët tek përmbaruesi dhe gjykatat”.
Tek rastet e nënshkrimit te kontratës para zotimit te mjeteve, Dogana thotë se këto raste janë çështje te interpretimit ligjor dhe dogana ka pas interpretim ligjor nga institucioni përkatës se mund te zhvillohet këto procedura. Kjo çështje, sipas Doganës, ka të bëjë me interpretim ligjor nga institucionet tjera vetëm për çështje procedurale por pa ndonjë efekt tjetër, sepse buxheti është i aprovuar me ligj dhe këto mjete janë të ndara me ligjin për buxhet.
“Raporti duhet të lexohet në tërësi dhe drejtë sepse raporti vlerëson lartë progresin në Dogana dhe veprimet menaxheriale si dhe tek kapitulli qeverisja e mirë (faqe 22) auditori vlerëson shumë mirë progresin sa i përket llogaridhënies dhe raportimit menaxherial dhe konkluzion i përgjithshëm i auditorit është (faqe 23) qartazi pasqyron se Dogana ka treguar kontrolle të mira në raport me obligimet ligjore që ka dëshmuar proces të mirë dhe siguri në zbatimin e legjislacionit dhe sistemeve tjera të kontrollit”, thotë Dogana në reagimin saj.
Sipas këtij reagimi, Dogana vlerëson se auditori e vlerëson shumë mirë punën e saj.
“Përfundimisht auditori e vlerëson më së larti Doganën e Kosovës sa i përket auditimit dhe vet fakti se dogana mbledh mbi një miliard euro të hyra, ku ka me qindra mijëra procedura, dhe të gjeturat janë procedurale dhe jo- materiale tregon nivelin e lartë të zhvillimit të Doganës dhe zbatimin e ligjit në Doganë.”, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Diaspora solli në Kosovë mbi 112 milionë euro gjatë marsit
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre